ⓘ Rrethimi i Beratit, 1455. Kur Skenderbeu filloi rebelimin e tij, Berati i perkiste princit shqiptar Teodor Muzaka. Kur ne vitin 1449 Teodor Muzaka po vdiste, ai ..

                                     

ⓘ Rrethimi i Beratit (1455)

Kur Skenderbeu filloi rebelimin e tij, Berati i perkiste princit shqiptar Teodor Muzaka. Kur ne vitin 1449 Teodor Muzaka po vdiste, ai i kerkoi Skenderbeut qe ta merrte kalane ne emer te Lidhjes se Lezhes. Skenderbeu dergoi nje detashment te udhehequr nga Pal Kuka per ta marre kalane. Nderkohe, nje force me ushtare osmane mberriti nga garnizoni i tyre ne Gjirokaster, ngjiti muret pak te mbrojtura te Beratit gjate nates, masakruan garnizonin arberor prej 500 ushtaresh, varen Teodor Muzaken dhe moren kalane, ndersa kapiteni Pal Kuka me vone u lirua pas marrjes se shperblimit. Berati ndodhej ne nje pozicion te rendesishem strategjik pasi kontrollonte shumicen e Arberise jugore si dhe rruget jetike te furnizimit per ne Maqedonine e jugut dhe Greqi.

                                     

1. Rrethimi

Ne vitin 1455 mbi 12 mije luftetare shqiptar dhe disa qindra ushtare te Mbreterise se Napolit rrethuan Beratin dhe nisen sulmet per marrjen e tij me ndihmen e artilerise aragoneze. Forcat osmane qe gjendeshin ne keshtjelle filluan bisedimet me arberoret dhe arriten nje armepushim me kohezgjatje 15 dite. Nderkohe sulltani dergoi forcat osmane nen komanden e Isa Beut dhe Hamza Beut ne ndihme te rrethuarve. Per te mos u diktuar nga luftetaret arberore, nuk kaluan nga rruga e zakonshme e Shkumbinit por ndoqen rrugen qe te çonte ne fushen e Korçes. Kesodore forcat osmane i zune ne befasi forcat arberore. Duke besuar se situata ishte nen kontroll dhe se kalaja do te binte, Skenderbeu u largua me nje kontingjent te konsiderueshem te ushtrise se tij drejt Vlores. Edhe pse ai i udhezonte komandantet e tij, ata smunden te arrinin kurre nivelin e njohurive te tij ne çeshtjet ushtarake.

Ne krye te forces se mbetur Skenderbeu la Karl Muzak Topine, kunatin e tij, duke qene se Berati ishte dikur nje zoterim i familjes Topiaj. Pas nje bombardimi te suksesshem, komandanti osman i garnizonit ra dakord per te dorezuar çelesat e kalase nese sulltani nuk dergonte perforcime brenda nje kohe te caktuar. Kjo ishte nje dredhi per te mashtruar forcat arberore drejt nje sensi te pavertete sigurie dhe per te shtyre çdo veprim, duke i dhene kohe perforcimeve qe te mberrinin. Skenderbeu dhe Gjergj Arianiti ishin larguar kur u njoftuan per sulmin e papritur te ushtrise osmane. Kur arriten ne fushbeteje çdo gje kishte perfunduar.

                                     

1.1. Rrethimi Beteja

Sulltani dergoi nje force prej 20.000 trupash te drejtuara prej Isa bej Evrenozit. Perforcimet i surprizuan forcat arberore ne mes te korrikut 1455. Vetem nje komandant arberor, Vrana Konti, arriti ti bente balle sulmit fillestar osman. Megjithate, kur Skenderbeu u kthye, perforcimet osmane ishin thyer dhe mundur, por arberoret ishin te rraskapitur dhe numrat kishin rene ne piken ku rrethimi nuk mund te vazhdohej.

Me shume se 5.000 burra te Skenderbeut vdiqen, duke perfshire 800 vete nga nje kontingjent prej 1.000 burrash napoletane nga Alfonsi V si eksperte te shperthimeve, artilerise dhe rrethimeve.

                                     

2. Pasojat

Vete Skenderbeu nuk ishte ne beteje, pasi kishte shkuar ne jugperendim per te penguar ndonje sulm te mundshem surprize nga garnizoni osman ne Vlore. Pas Betejes se Beratit gjendja e brendshme politike ne Shqiperi u keqesua, duke shkaktuar lekundje te fisniket shqiptare. Moisi Golemi kaloi ne anen e osmaneve, te cilet ne vitin 1456 e derguan ne krye te nje ushtrie osmane ne Shqiperi por ushtria e Skenderbeut e theu keqas. Berati qendroi ne duart e osmaneve dhe nuk u rimor me nga arberoret.

                                     

3. Referimet

Bibliografia

  • Historia e popullit shqiptar: vellimi i pare. Tirane: Akademia e Shkencave te Shqiperise. 2002. ISBN 9992716223.
  • Hodgkinson, Harry 1999, Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, London: Centre for Albanian Studies, ISBN 978-1-873928-13-4
  • Franco, Demetrio. Comentario de le cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d Epyr. Venice: Altobello Salkato, 1480.
  • Noli, Fan Stylian 2009, Scanderbeg, General Books, ISBN 978-1-150-74548-5
  • Frasheri, Kristo 2002, Gjergj Kastrioti Skenderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, Tirane: Botimet Toena, ISBN 99927-1-627-4
  • Schmitt, Oliver Jens 2009, Skenderbeu, Tirane: K&B, ISBN 978-9995666750