ⓘ Jakup Biçinca. Jakup Rrustem Buçinca lindi me 06.06.1918 ne fshatin Zabel I Ulet KK Drenas. Ai ishte femiu i peste dhe me i vogli i prinderve Rrustem dhe Sadber ..

                                     

ⓘ Jakup Biçinca

Jakup Rrustem Buçinca lindi me 06.06.1918 ne fshatin Zabel I Ulet KK Drenas. Ai ishte femiu i peste dhe me i vogli i prinderve Rrustem dhe Sadbere Buçinca. Rrjedh nga nje familje e varfer por bujare, ku gjyshi i tij Selimi kishte lene plange dhe shtepi ne fshatin Buçince te Toplices me 1878, dhe pas disa bredhjeve anekend Kosoves ishin vendosur ne fshatin Zabel i Ulet ku jetojne edhe sot familja e tije. Jakupi babain e tije nuk e ka njoftur sepse i vdiç shume heret dhe u rrit ne skamje si te gjithe shqiptaret. Jakupi u rrit nen perkujdesjen e nenes Sadberes dhe vellait Isufit i cili qe ne moshe te re i ra mbi supe barra e familjes. Duke pare padrejtesite qe bene sllavo – komunistet pas luftes se dyte boterore, Jakupi i frymezuar nga Azem Bolleqevci se bashku me nje grup shokesh si: Hamit Hoda, Hamdi Gruda, Osman Beqa, Bajram Cakaj, Qazim Zogu, Avdullah Ferati, Isuf Cakiqi, Muse Nishori formuan grupin e NDSH-se. Ky grup punoi ne kushte dhe rrethana shume te veshtira sepse OZNA i percillte hap pas hapi. Ne ate kohe Jakupi punonte ne shitoren e Komoranit dhe takimi me shoke mundesohej me lehte. Ky grup kishte marr iniciativen nga Azem Jashanica, Gjon Serreqi, Marie Shllaku dhe Ajet Gerguri. Jakupi ne kete organizate kishte rolin e furnizuesit si me arme ashtu edhe me mjete finansiare. Jakupi pasi u verejt nga UDBA se po punon per ilegalen, u pushua nga puna ne shitoren e Komoranit. Per te siguruar egzistencen e familjes dhe per te humbur gjurme nga ndjekesit e UDB-se ai u detyrua qe te punonte ne minieren e Magures. Edhe aty nuk pushoi se vepruari gjer sa grupi ra ne kurthe nga pjestaret e UDB–se. Grupi u zbulua ne shkurt te vitit 1952 ku Jakupi u burgos me 25.02.1952. Jakupi u burgos derisa ishte duke punuar ne Minjerene Goleshit ku me vehte kishte nje revole dhe ate ia dha shokut te tij Bajram Vuniqi nga Versheci, ku se bashku me revolen ia dha edhe oren e dores qe te iu tregonte antareve te familjes se Jakupin e mori UDBA. Jakupi ishte i martuar me Faze Pllanen nga Prugoci i Prishtines, dhe para se te burgosej kishin nje vajze Pasi u burgosen i ter grupi gjyqi u organizue ne prill te vitit 1952 dhe Jakupi u denua me tri vite burg te rende te cilat i mbajti ne burgun famekeq te Nishit. Pasi kthehet nga burgu Jakupi detyrohet qe te punoj ne Zagreb, pasi ketu nuk mund te gjendej pune per te si" armik i popullit” gjer ne vitin 1963. Ne Zagreb Jakupi eshte takue me Hoxhe Molla Rame Govorin nga Hertica me te cilin e kane vazhdue aktivitetin patriotik. Rama ka ra pastaj ne burg dhe Jakupi eshte detyruar qe te largohet nga Zagrebi, qe te mos burgosej edhe ai. Ndonese nuk kishte mundesi qe ta vizitonte Rame Govorin ne burg ai vazhdimisht i dergonte niperit Shyqiri Jashanica dhe Sabit Buqinca qe ta vizitonin dhe te i dergonin duhan dhe ushqime. Ne vitin 1963 kolonet serbo – malazez, ish bashkepunetoret e UDB–se dhe OZN-es nuk kishin me vend ketu dhe filluan ta leshonin Drenicen. Jakupi me parate qe kishte kursyer gjate punes ne Zagreb dhe me disa hua bleu token e malazezit Millutin Gjudoviq dhe filloi te merret me bujqesi. Jakupi jetoi me ndere dhe burreri ku la pas vehtes tre djeme dhe kater vajza e shume niper e mbesa. Jakupi Vdiq me 18.prill 2004 ku edhe u varros ne fshatin e tij te lindjes. Se ishte njeri i menqur dhe autoritar tregoi edhe varrimi i tij ku nuk mbahej ne mend ndonje varrim me madheshtor ne Zabel te Ulet.