ⓘ Rënia e komunizmit në Shqipëri. Renia e komunizmit ne Shqiperi filloi ne dhjetor te vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore. Regjimi diktatorial i E ..

                                     

ⓘ Rënia e komunizmit në Shqipëri

Renia e komunizmit ne Shqiperi filloi ne dhjetor te vitit 1990 me demonstratat antikomuniste studentore.

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhes perfundoi ne vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhesi Ramiz Alia perpos disa modernizimeve te lehta ndoqi te njejtin plan qeverises autokratik.

Ne vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare ne Shkoder, ku njerezit filluan te shkaterronin statujen e Josif Stalinit. Protesta ndoqen ne qytete te tjera. Rregjimi duke pare qe fryma e pergjithshme po ndryshonte vrullshem, kreu disa reforma liberalizuese. Gjate diktatures komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye rreth 5.000 burra e 450 gra. 35.135 njerez u burgosen dhe 1.000 vdiqen neper burgje. Shume familje ende sot e kesaj dite nuk i kane akoma eshtrat te afermve te vet dhe jane ne krekim te tyre.

                                     

1. Si u mberrit deri ne rrezimin e diktatures

Pas vdekjes se Hoxhes ne vitin 1985, ai u pasua ne pushtet nga Ramiz Alia. Politika e brendshme e Ramiz Alise u drejtuar drejt prezervimit te sistemit komunist ndersa fuste disa reforma graduale ne perpjekje per te gjalleruar ekonomine. Ekonomia e shtetit diktatorial komunist ishte futur ne nje spirale krize e recesioni sidomos pas nderprerjes se ndihmave nga aleatet komuniste te lindjes. Keshtu, Ramiz Alia legalizoi investimet e firmave te huaja ne Shqiperi dhe filloi maredhenie diplomatike me vende te Europes Perendimore.

Gjate protestave e demonstratave ne vendet e tjera komuniste te Europes, shqiptaret as qe i kishin idene se çfare po ndodhte. Kjo per shkak te mungeses se informacionit nga izolimi i plote. Shumica e shqiptareve nuk ishin as ne dijeni se Muri i Berlinit kishte rene. Me renien e nje sere regjimesh diktatoriale komuniste ne Europen lindore gjate vitit 1989, segmente te ndryshme te shoqerise shqiptare u bene politikisht aktive dhe filluan te aktivizoheshin me force kunder qeverisjes diktatoriale. Grupet aktiviste kryesore ishin grupe te rinjsh qe ishin frustruar nga kufizimet dhe izolimi i gjate diktatorial gjysme-shekullor.

Nga presioni Ramiz Alia u detyrua te garantonte lirine per te udhetuar jashte shtetit, me pare te ndaluar rreptesisht. Raduktoi gjithashtu edhe fuqine e Sigurimit te Shtetit, lejoi lirine e fese, dhe adoptoi disa masa te tregut te lire. Ne dhjetorin e vitit 1990, Ramiz Alia nen presionin e studenteve u detyrua te lejonte krijimin e forcave politiike te pavarura, duke shenjuar keshtu fundin e monopolit te Partise komuniste.

Pasi Nikolla Çauseshku, diktatori komunist i Rumanise u ekzekutua gjate protestave te Revolucionit Rumen te 1989, Ramiz Alia ndjeu se mund t’i vinte radha edhe atij, nese nuk jepte disa liri per te mbajtur moderuar gjendjen e tendosur. Keshtu firmosi Marreveshjen e Helsinkit qe detyronte shtetin shqiptar te respektonte te drejtat e njeriut – te cilat ishin shperfillur totalisht gjate diktatures komunsite.

Edhe pas protestave dhe rebelimeve te shumta, ne zgjedhjet e 31 marsit te 1991, Ramiz Alia dhe partia komuniste fituan serisht. Ne vitin 1998 Shqiperia ratifikoi kushtetuten e pare post-komuniste. Gjate demonstratave te ndryshme nje pjese e priresve te demonstruesve, nder te cilet edhe Sali Berisha, vishnin pardesy te bardha ne njefare menyre simbole te nomenklatures komuniste. Edhe pse ishte e njohur se disa nga keta ishin drejtues dhe aktiviste te Partiken komuniste, qe kishin ndryshuar papritur qendrim, me vone do te dilnin dokumente qe tregonin me saktesi poziten e Sali Berishes si sekretar i Partise komuniste.

                                     

2. Fillimi i nje historie te re

Leshim pas leshimi, nga demonstratat e shumta, fuqia absolute e shtetit totalitar u dobesua. Paqendrueshmeria ekonomike e trasheguar, ajo politike ndryshimet e vrullshme shoqerore e politike bene qe te binin njeri pas tjetrit nje sere qeverish.

Ne marsin e vitit 1992 ne zgjedhje fitoi opozita anti-komuniste e udhehequr nga Partia Demokratike. Ramiz Alia dhe doreheqjen nga president i vendit dhe u pasua ne kete post nga vete Sali Berisha, qe u be keshtu lideri i pare demokratik i Shqiperise qe prej kohes se para diktatures.