ⓘ Sulmet e 11 Shtatorit jane nje seri sulmesh te kordinuara terroriste, te udhehequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve te Bashkuara me 11 Shtator ..

                                     

ⓘ Sulmet e 11 shtatorit

Sulmet e 11 Shtatorit jane nje seri sulmesh te kordinuara terroriste, te udhehequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve te Bashkuara me 11 Shtator 2001. Objekte te sulmit ishin ndertesa te rendesishme ne SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizates Boterore te Tregtise ne Nju Jork, ndertesa e Pentagonit si dhe Shtepia e Bardhe.

Terroristet arriten te shkaterrojne Qendren Boterore te Tregtise ne Nju Jork dhe te demtojne rende Pentagonin ne Uashington. Mijera qytetare u vrane ne sulmin me te rende terrorist ne historine e njerezimit.

                                     

1. Kronologjia e ngjarjeve

  • Ora 9:17 e mengjesit. Administrata Federale e Aviacionit urdheron mbylljen te gjitha aeroporteve ne New York. Pak minuta me vone, mbyllen edhe urat dhe tunelet ne New York.
  • Ora 9:37 e mengjesit. Vetem pak kilometra jashte Uashingtonit, nje aeroplan pasagjeresh perplaset mbi ndertesen e Pentagonit, duke e mbuluar ate ne flake. Disa qindra vete vriten ose plagosen.
  • Ora 10:10 e mengjesit, Aeroplani i linjes United Airlines numer 93, rrezohet ne shtetin e Pensilvanise.
  • Ora 10:22 e mengjesit, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtesise evakuohen dhe me pas edhe Banka Boterore dhe ndertesa e kongresit.
  • Ora 11:59 e mengjesit, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numer fluturimi 175, i linjes nga Bostoni per ne Los Angeles eshte rrezuar me 56 pasagjere dhe 9 pjesetare te ekuipazhit. Me pas mesohet se ky ishte aeroplani qe u perplas mbi kullen jugore te Qendres Boterore te Tregtise.
  • Ne oren 9:30 Presidenti Bush qe ndodhej ne Florida, informon popullin amerikan se vendi ka perjetuar nje sulm terrorist. Nderkohe, Administrata Federale e Aviacionit, ka pezulluar te gjitha fluturimet, hera e pare kjo ne historine amerikane, qe pezullohet transporti ajror.
  • Ora 10:05 e mengjesit. Kulla jugore e Qendres Boterore te Tregtise rrezohet, duke shkaktuar re te dendura pluhuri qe mbulojne qytetin e New Yorkut.
  • Ora 10:45 e mengjesit, te gjitha zyrat kryesore te qeverise federale evakuohen.
  • Ora 10:28 e mengjesit, Kulla veriore e Qendres Boterore te Tregtise, rrezohet! Kullat e famshme binjake te Nju Jorkut,nuk jane me.
  • Ora 8:46 e mengjesit, nje aeroplan i rrembyer u perplas mbi kullen veriore te Qendres Boterore te Tregtise ne Nju jork, duke krijuar nje çarje te thelle ne faqen e nderteses dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta me vone, ne oren 9:03, nje aeroplan tjeter pasagjeresh perplaset mbi kullen jugore, duke krijuar nje lemsh te madh zjarri.
Gjate gjithe kohes, grupe te shpetimit kerkojne per persona qe mund te kene mbijetuar. Ndersa ne mbremje, Presidenti Bush i drejtohet vendit: "Ne po hetojme se kush fshihet pas ketyre akteve mizore. Kam urdheruar te gjitha organet e rendit qe te gjejne personat pergjegjes. Nuk do te bejme dallim midis terroristeve qe kryen keto akte dhe atyre qe i strehojne ata."
                                     

2. Pasojat e sulmeve

Ne sulmin e 11 shtatorit 2001 humben jeten rreth 3 mije persona. Viktimat ne kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikes dhe 60 police. Pjesa me e madhe e viktimave ishin civil te 70 kombesive te ndryshme.

Fitorja ne te ashtuquajturen" lufte kunder terrorizmit” mbetet gjithsesi disi e turbullt. Zinxhiri i ngjarjeve qe pasuan tragjedine, eshte larg fundit te kenaqshem. Ne nentor te vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme te furishme, larguan levizjen talibane nga pushteti ne Afganistan, por ajo duket te jete rigjalleruar perseri. Ne Irak, nderhyrja e Shteteve te Bashkuara rrezoi Husseinin me 2003, lufta civile qe kercenonte perçarjen e vendit ka nisur te zbehet. Por, qeveria e qendrueshme dhe siguria per te gjithe qytetaret e vendit mbeten objektiva te largeta. Ne vete Shtetet e Bashkuara, ngushellimi per asnje sulm masiv te terrorizmit pergjate 10 vjeteve, perzihet me hidherimin per koston e luftes globale kunder armikut ne hije.

Michael Mandelbaum, profesor i marredhenieve nderkombetare ne Universitetin Johns Hopkins, thote se pasojat me serioze te 11 shtatorit kane te bejne me shperqendrimin e vemendjes se lidereve amerikane nga prioritetet e brendshme urgjente.

Disa eksperte thone se vitet pas 11 shtatorit kane pare renie te ndikimit global te Shteteve te Bashkuara. Te tjeret vene ne dukje se SHBA-te mburren si ekonomia me e madhe ne bote, edhe pas krizes financiare te 2008-es. Ndersa, epersia e saj ushtarake mbetet e pasfidueshme. Kjo e fundit sigurisht nuk eshte e çuditshme, marre parasysh zgjerimin masiv te mekanizmit te sigurise kombetare qe nga viti 2001. Sipas disa te dhenave, vetem gjate dekades se fundit, Qeveria e Shteteve te Bashkuara ka shpenzuar rreth 7 trilione dollare per mbrojtjen kombetare, sigurine e vendit dhe sherbimet e inteligjences.

Krijimi i Departamentit te Sigurise Kombetare dhe i Zyres se Drejtorit te Inteligjences Kombetare pas sulmeve te 11 shtatorit, deshmuan per riorganizimin me te madh te burokracise federale qe nga Lufta e Dyte Boterore.

Sot, Shtetet e Bashkuara perbejne rreth 46 per qind te shpenzimeve ushtarake te gjithe botes, ndersa buxheti i inteligjences eshte dyfishuar gjate 10 vjeteve te kaluar.

Obsesioni per te parandaluar sulme te tjera terroriste ka bere administraten e George W. Bushit te ndermarre nje sere masash te renda, perfshire" metoden e ashper te hetimit te burgosurve” – taktike qe nga disa eshte pershkruar si torture – dhe programet per vezhgimin e brendshem te qytetareve amerikane.

Debati per efikasitetin e ketyre masave vazhdon ende. Mbrojtesit e tyre - si ish-zyrtari i Departamentit te Drejtesise, John Yoo - argumentojne se ato kane luajtur nje rol vendimtar ne shmangien e sulmeve te reja. Profesori i se drejtes ne Universitetin Georgetown, David Cole, nuk pajtohet. Ai thote se fakti qe administrata e Bushit ka dhene driten e gjelber per metoda te jashteligjshme te hetimit. Obama ka intensifikuar perdorimin e operacioneve te fshehta antiterroriste nga ana e CIA-s dhe njesiteve elite te Pentagonit kunder terrorizmit. Ai ka zgjeruar fushaten e sulmeve me telekomande te CIA-s, qe kane ne shenjester caqet xhihadiste. Kritiket thone se sulmet e tilla kane vrare operuesit terroriste, por edhe kane destabilizuar Pakistanin dhe fuqizuar ekstremistet islamike. Shifrat e zyrtareve lokale flasin per mbi 33 mije pakistaneze te vrare ne luften kunder terrorizmit, qe nga 11 shtatori 2001. Ndersa, mbi 6 mije pjesetare te ushtrise amerikane kane vdekur ne Irak dhe Afganistan.

Michael Mandelbaum thote se rritja e Kines dhe e ekonomive te tjera aziatike gjate dekades se fundit, paraqet sfida me te medha - sesa çfaredo qe ndodhe ne Lindjen e Mesme - per vendin e Amerikes ne bote." Lindja e Mesme eshte e rendesishme per nje sere arsyesh, por jo se eshte qender e rritjes ekonomike dhe fuqi e mundshme ushtarake”, thote Mandelbaum. Shume gjera kane ndodhur ne dhjete vjetet e fundit, por historia e epokes se pas 11 shtatorit thuhet te jete ende larg fundit.

Pas ngjarjeve te 11 shtatorit 2001, forcat amerikane kane vrare Osama Bin Ladenin. Sadam Huseini dhe regjimi i tij diktatorial tashme jane histori. Apeli per lufte te shenjte kunder Perendimit eshte venitur.