ⓘ Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë. Shkaterrimi i armatimit kimik te Sirise eshte nje proces ne vijim i cili filloi me disa marreveshje te arritura ne 13 sht ..

                                     

ⓘ Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë

Shkaterrimi i armatimit kimik te Sirise eshte nje proces ne vijim i cili filloi me disa marreveshje te arritura ne 13 shtator 2013. Marreveshja me e rendesishme eshte Rezoluta e Keshillit te Sigurimit te OKB-se 2118, e cila imponon Sirine sipas pergjegjesive te saj dhe sipas nje afati te paracaktuar kohor te shkaterroje armatimin e saj kimik dhe objektet e prodhimit te armatimit. Rezoluta e Keshillit te Sigurimit detyronte Sirine te vinte ne jete planin e miratuar nga Keshili Ekzekutiv i Organizates per Ndalimin e Armeve Kimike.

Shtyse ne marrjen e vendimit per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise u be nje deklarate retorike e Sekretarit amerikan te Shtetit, John Kerry, i cili me 9 shtator 2013 deklaroi se Siria duhet te dorezoje brenda nje jave te gjithe arsenalin e saj te armeve kimike. Gjate kesaj kohe Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin stacionuar ne vendet perreth mjetet e nevojshme luftarake per te ndermarre nje sulm te mundshem ajror mbi Sirine ne pergjigje te sulmeve ne qytetin Ghouta nga qeveria siriane me 21 gusht 2013. Ky sygjerim u mireprit nga Rusia dhe Siria dhe çoi ne negociatat dypaleshe amerikano-ruse, te cilat u permbyllen me 14 shtator me "Marreveshjen per eleminimin e armeve kimike te Sirise", sipas se ciles stoku i armatimit kimik te Sirise duhet te shkaterrohet deri ne korrik te vitit 2014. Pas marreveshjes Siria aderoi ne Konventen e Armeve kimike dhe ra dakord te aplikoje kete konvente provizorisht, derisa te hyje ne fuqi me 14 tetor 2013. Ne 21 shtator 2013, Siria i ofroi Organizates per Ndalimin e Armeve Kimike nje liste me armatimin e plote te saj kimik, perpara aftatit te vendosur.

                                     

1.1. Sfondi historik Lufta civile ne Siri

Siria qe prej vitit 2011 ka qene ne lufte civile.

Mbi 300 vete mbeten te vrare dhe mijra te tjere u lenduan me 21 gusht 2013, ne sulmin mbi qytetin Ghouta, ne te cilin raketa qe permbanin agjentin kimik sarine, goditen disa zona te kontestuara apo te kontrolluara nga opozita ne Ghouta, periferi te Damaskut. Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera perendimore fajesuan qeverine siriane per sulmet, ndersa Siria fajesoi forcat opozitare te luftes civile. Ne pergjigje te sulmeve mbi Ghouta, nje koalicion i vendeve te udhehequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, te cilat mbeshtesin rebelet, kercenuan Sirine se do te ndermerrnin sulme ajrore. Rusia, nje aleat kyç i Sirise, se bashku me Kinen me heret kishin bllokuar perpjekjet e bera nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe per te siguruar miratimin nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara per nderhyrje ushtarake.

Gjate samitit te G20 me 6 shtator, Presidenti i Rusise Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA Barack Obama diskutuan idene e vendosjes se armeve kimike te Sirise nen kontrollin nderkombetar. Me 9 shtator 2013, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry deklaroi se sulmet ajrore mund te evitoheshin nese Siria dorezonte "çdo grime te vetme" te stoqeve te armeve te saj kimike brenda nje jave, por Siria "nuk eshte gati per te bere ate dhe kjo nuk mund te behet". Zyrtaret e Departamentit amerikan te Shtetit theksuan se deklarata e Kerry-it dhe afati njejavor i tij ishin retorike, ne kuadrin e pamundesise qe Siria te dorezonte armet. Megjithate, disa ore pas deklarates se Kerry-it, ministri i jashtem rus Sergej Lavrov deklaroi se Rusia i kishte sugjeruar Sirise qe te hiqte dore nga armet e veta kimike, dhe Ministri i Jashtem sirian Valid al-Moallem e pershendeti menjehere propozimin.

                                     

1.2. Sfondi historik Arsenali me armatim kimik i Sirise

Programi i armatimit kimik te Sirise filloi ne vitet 1970 me ardhjen e armeve dhe trajnimit nga Egjipti dhe Bashkimi Sovjetik; ndersa prodhimi i armeve kimike ne Siri filloi ne mes te viteve 1980. Perpara shtatorit 2013, Siria nuk kishte pranuar publikisht se zoteronte armatim kimik, edhe pse sherbimet e inteligjences perendimore besonin se ajo mbante nje prej rezervave me te medha te botes me arme kimike. Ne shtator 2013, inteligjenca franceze deklaroi se rezervat siriane arrinin ne 1.000 ton, duke perfshire Yperite, VX dhe "disa qindra ton Sarine". Ne tetor 2013, ONAK zbuloi nje total prej 1.300 ton me arme kimike. Gjithashtu Siria i dorezoi ONAK listen me 23 vendet ku prodhoheshin dhe magazinoheshin armet kimike, te cilat per arsye konfidencialiteti nuk u bene ndonjehere publike. Megjithate sipas ekspert amerikan per ndalimin e armeve kimike Amy Smithson, keto vendet besohet te perfshijne:

  • nje vend hulumtimi dhe zhvillimi shkencor ne Damask
  • gjashte objekte per magazinimin prane Safira, Homs, Hama, Furqlus, Latakia dhe Palmira
  • kater objekte per prodhimin e armeve kimike ne Safira, Khan Ebu Shamat, Homs dhe Hama
                                     

2. Rezoluta 2118 e Keshillit te Sigurimit

Negociatat mbi rezoluten e Keshillit te Sigurimit fillimisht ishin kundershtuese, pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca propozuan nje projekt-rezolute qe sanksiononte sipas Kapitullit VII, perdorimin e forces ushtarake, nese Siria nuk i permbushute angazhimet e saj sipas marreveshjes. Rusia dhe Kina ishin kunder çdo rezolute qe autorizonte sipas Kapitullit VII, perdorimin e forces pa nje votim te dyte te Keshillit te Sigurimit. Pas negociatave te metejshme, me 26 shtator pese anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se arriten marreveshje mbi zbatimin e nje projekt-rezolute. Ne diten ne vijim, vetem disa ore pasi Keshilli Ekzekutiv i ONAK miratoi nje plan te detajuar per zbatimin e Marreveshjes mes SHBA dhe Rusise, Rezoluta 2118 e Keshillit te Sigurimit u miratua njezeri, duke e bere planin e ONAK detyrues per Sirine.

Rezoluta kerkon qe Siria te eliminoje teresisht rezerven e saj me arme kimike dhe te lejoje qasje te plote te inspektoreve te armeve kimike te OKB dhe ONAK. Nese rezoluta nuk eshte ne perputhje me kerkesesa te tjera, Keshilli i Sigurimit do te duhet te miratoje nje rezolute te dyte lidhur me imponimin e veprimeve te tjera ose ushtarake kunder Sirise sipas Kapitullin VII te Kartes se OKB-se. Votimi mbi rezoluten u shty deri ne 27 shtator per shkak se ONAK se pari e kishte te nevojshme te votonte per planin e saj te detajuar te zbatimit. Siria u zotuan te veprojne ne perputhje me rezoluten.

Ministri i Jashtem rus Lavrov ka theksuar se rebelet ne luften civile siriane te mbeshtetur nga Perendimoret dhe Arabet gjithashtu duhet te jene ne perputhje me rezoluten e OKB-se, dhe duhet te ofrohet siguri se ekstremistet nuk shtien ne dore armet kimike. "Pergjegjesia nuk eshte vetem mbi qeverine siriane," deklaroi ai, "por edhe mbi opoziten dhe gjithe shtetet ne kete sfere natyrisht nuk duhet te lejojne qe keto arme te bien ne duart e aktoreve jo-shteterore."



                                     

3. Detyrimet e Sirise sipas planit te ONAK

Sipas vendimit, i cili eshte inkorporuar ne Rezoluten 2118 te Keshillit te Sigurimit, Siria eshte e nevojshme te ndermarre veprimet e meposhtme:

  • f te caktoje nje zyrtar si pike kryesore te kontaktit me Sekretariatin e ONAK dhe ti mundesoje ketij personi autoritet per tu siguruar se Vendimi eshte zbatuar plotesisht.
  • e bashkepunojne plotesisht me zbatimin e Vendimit, qe perfshin ofrimin ndaj personelit te ONAK me "te drejten e menjehershem dhe te lire per te inspektuar çdo ose te gjitha vendet ne Republiken Arabe te Sirise,” dhe
  • d shkaterrimi i plote i pajisjeve te prodhimit, perzjersjes dhe mbushjes se armeve te saj kimike nga 1 nentori,
  • c te eliminoje plotesisht te gjitha armet, materialet kimike dhe pajisjet e saj gjate gjysmes se pare te vitit 2014," subjekt i kerkesave te detajuara, duke perfshire piketa te ndermjetme mbi rezultatet gjate procesit te shkaterrimt, te percaktuara nga Keshilli jo me vone se 15 nentor 2013,”
  • a deri me 4 tetor ti paraqese sekretariatit informacion te metejshem nga ai i paraqitur me 12 shtator 2013 mbi armet e saj kimike, ne veçanti:" i emri kimik dhe prodhuesi ushtarak i çdo kimikati ne rezeravt e armeve kimike, duke perfshire prekursoret dhe toksinat si dhe sasite e tyre; ii lloj specifik i municioneve, nendeget e municioneve dhe pajisjet ne rezervat e saj te armeve kimike, duke perfshire sasite e veçanta te çdo lloji qe jane te mbushura dhe te pambushura; si dhe iii vendnodhja te gjithe arsenalit kimik, te gjitha magazinave, objektet e prodhimit, duke perfshire pajisjet mbushese dhe perzjerese, pajisjet dhe laboratoret e hulumtimit shkencor, duke paraqitur koordinata te detajuara gjeografike,”
  • b ti dorezojne Sekretariatit te ONAK deklaraten e kerkuar nga neni III i Konventes se Armeve Kimike jo me vone se 27 tetor,
                                     

4.1. Implementimi i Rezolutes 2118 Progresi aktual

Ne fund te tetorit ONAK u shpreh se priste qe 1 nentori te ishte afati perfundmitar i shkaterrimit te pajisjeve prodhuese te armeve kimike. Me 23 tetor u raportua se ONAK kishte vizitaur 18 nga 23 vendet e deklaruara. U raportua se "perdoreshin metoda te teknologjise se ulet, te shpejta te lira, te tilla si mbushja e pajisjeve me beton, ngjshja e tij, shpesh duke perdorur makineri te renda." ONAK tha se qeveria siriane kishte siguruar bashkepunim te plote me 27 inspektoret e armeve ne vend."

Me 28 tetor, inspektoret e ONAK raportuan se ata kishin vizituar 21 prej 23 vendeve te armeve kimike te identifikuara, por ata nuk do te ishin ne gjendje te inspektonin dy vendet e mbatura deri ne afatin 1 nentor, pasi ato ndodheshin ne zona te kontestuara te luftes se vazhdueshme civile.

However, on October 31 the OPCW announced that it had met the deadline for destroying all declared equipment and facilities related to chemical weapons production. The two sites unavailable to them had been allegedly abandoned and cleared out previously by the Syrian government, rendering them no threat to continued WMD production.

                                     

4.2. Implementimi i Rezolutes 2118 Mundesia e shkaterrimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi

Ne tetor 2013, Shqiperia, Belgjika, Norvegjia dhe Franca konsideroheshnin ende si vende te cilat mund te pranonin armet siriane. Me vone Norvegjia, Belgjika dhe Franca refuzuan te pranojne shkaterrimin e armeve kimike siriane ne territorin e tyre. Gazeta franceze Le Monde ka shkruar me date 4 nentor se Washingtoni po nxit Shqiperine te pranoje propozimin per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise dhe se Tirana zyrtare po e shikon me kujdes propozimin e bere javen e kaluar nga Washingtoni, por akoma nuk jepen detaje lidhur me kete çeshtje. Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ditmir Bushati, konfirmoi se me 7 nentor 2013, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i telefonoi Kryeministrit Edi Rama, lidhur me çeshtjen e shkaterrimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi. Ai u shpreh se "Nuk kemi nje vendimmarrje, nuk kemi hyre ne çeshtje teknike dhe nuk ka nisur nje proces konsultimi. Jemi ne kete lloj faze, nuk ka vend per alarm dhe nuk ka vend per te folur per legjislacion apo per konventa".

Eksperti i toksikologjise Dr. Qemal Poçi ne nje interviste te dates 1 nentor shprehet kategorikisht kunder shkaterrimit te armeve kimike te Sirise jo vetem sepse "nuk i kemi kapacitetet e nevojshme logjistike per ta bere kete, por na mungojne edhe specialistet perkates". Gjithashtu ai deklaron se prej 25 vitesh Shqiperia nuk ka Sherbim Kimik Ushtarak dhe se armet kimike te Shqiperise te cilat u shkaterruan ne vitin 2007 per te cilat u deshen 4 vjet kohe dhe 50 milion $ nuk ishin te fortesise se armeve kimike te Sirise, madje ai shprehet se armet kimike te Shqiperise nuk mund te quheshin as arme kimike te mirefillta por thjesht lende helmuese ushtarake. Opinioni publik shqiptar ka akuzuar Qeverine e Shqiperise per mungese transparence. Gjithashtu Qeveria akuzohet per kondradiksion pasi nje muaj me pare miratoi ligjin kunder importit te mbetjeve kimike ndersa tani po merr parasysh propozimin per importin dhe shkaterrimin e armeve kimike siriane. Nderkohe gjithmone me teper perflitet ne media se Uzina e leneve plasese, Mjekses eshte vendi ku mund te perfundojne per t’u trajtuar armet kimike siriane.

Me 7 nentor grupet ambientalishte shqiptare perfshi edhe Aleancen Kunder Importit te Plehrave organizuan nje manifestim perballe Kryeministrise kunder sjelljes ne Shqiperi te armeve kimike siriane. Gjithashtu ne daten 9 nentor u organizua nje proteste ne heshtje e tipit Gandi. Deri me tani protesta me masive eshte ajo e organizuar me 12 nentor 2013, e cila u zhvillua perballe Kryeministrise dhe Ambasades amerikane. Protestuesit si rralle here kane dale me thirrje kunder propozimit te Shteteve te Bshkuara per te shkaterruar armet kimike ne Shqiperi. Protesta te tjera jane organizuar edhe ne Elbasan e Mjekes. Ky grup ambinetalistesh ka deklaruar se manifesitmet solidarizuese dhe protestat do te jene te shpeshta edhe ne ditet ne vijim. Ne rrjetet sociale eshte bere solidarizim me kete çeshtje dhe eshte duke u plotesuar dhe nje perticion online kunder ardhjes se armeve kimike siriane ne Shqiperi.



                                     

4.3. Implementimi i Rezolutes 2118 Reagimet ne mediat nderkombetare

  • Greqia - E perditshmja greke Kathimerini shkruan se lajmi i shkaterrimit te armeve kimike siriane ne Shqiperi ka alarmuar Qeverine greke, e cila mendon se ekziston nje rrezik mjedisor per te gjithe rajonin, sidomos neese planifikohet zhvillimi i operacionit ne jug te vendit, prane kufirit me Greqine. Artikulli ben thirrje per krijimin e nje fronti te perbashket te vendeve fqinje te Shqiperise, per ti mbushur mendjen Tiranes te mos pranoje asgjesimin e armeve te rrezikshme te Sirise, edhe pse stimujt financiare te perendimit mund te jene te medha.
  • Kosova - Edhe ne Prishtine u organizuan protesta kunder shkaterrimit te armeve ne Shqiperi. Ne gazeten Express u publikua nje ankete, nese do ta vizitonin kosovaret bregdetin e Shqiperise pas ardhjes se armeve kimike, dhe shumica u shpreh jo.
  • Republika e Maqedonise - Opinoni publik ne kete vend eshte shprehur i shqetesuar per rrezikun e mundshem gjate shkaterrimit te armeve kimike, gazi dhe mbetjet te cilave per shkak te afersise mund te perhapen fale eres.


                                     

5. Lidhje te jashtme

  • Stampa:En "Rezoluta 2118 e Keshillit te Sigurimit - Raport i Keshillit" PDF. www.securitycouncilreport.org. Keshilli i Sigurimit i Organizates se Kombeve te Bashkuara. 27 shtator 2013. Marre me 8 nentor 2013.