ⓘ Beteja e dytë e Meçadit, 1465. Beteja e Meçadit u zhvillua ne korrik te vitit 1465 midis forcave shqiptare te Skenderbeut dhe forcave osmane te Ballaban Pashes. ..

                                     

ⓘ Beteja e dytë e Meçadit (1465)

Beteja e Meçadit u zhvillua ne korrik te vitit 1465 midis forcave shqiptare te Skenderbeut dhe forcave osmane te Ballaban Pashes. Skenderbeu kishte udhehequr nje lufte kunder Perandorise Osmane per me shume se dy dekada dhe Ballaban Pasha ishte nje kapiten osman me origjine shqiptare qe ishin rekrutuar permes sistemit devsirme. Ballabani planifikonte per te kapur ne befasi kampin e Skenderbeut ne kur ai nuk ishte aty. Skenderbeu ishte paralajmeruar per nje dredhi, e megjithate ai e rrethoje kampin osman. Kur Ballabani urdheroj ushtrine e tj te dale jashte, shqiptaret i zuane ne prite dhe e thyen ushtrine osmane. Ballabani u kthye pas nje muaji, dhe prap pas atij muaji, dhe perseri dy here u mposht.

                                     

1. Prapavija

Ne prill te vitit 1465, Ballaban Pasha, nje sanxhakbej osman i Sanxhakut te Ohrit me preardhje shqiptare, ishte mposhtur ne Betejen e Vaikalit nga Skenderbeu, qe i kishte kushtuar shume. Skenderbeu kishte udhehequr nje lufte kunder Perandorise Osmane per rreth njezet vite. Ballabani ishte i favorizuar nga Sulltani Mehmed II i cili shihte ate se nje shqiptar vendas do ishte i dobishem ne mposhtjen e kryengritesve shqiptare. Emerimi i Ballabanit ishte nje veprim i llogaritur mire me pare per nje revolucion shoqeror, per te inkurajuar shqiptaret e tjere te bashkangjiten ushtrise Osmane. Ne korrik 1465, Mehmedi e emeroj Ballabanin ne kye te nje ushtrie me te cilen do e pushtonte Shqiperine.

                                     

2. Fushata

Para fushates, Ballabani i paraqiti Skenderbeut dhurata te shtrenjta. Skenderbeu iu pergjigjur duke i dhene Ballabanit nje kazme dhe nje plug per ti kujtuar Ballabanit origjinen e tij fshatare. Ballabani, ne kembim te dhurates qe kishte marre, u perpoq te perfundoje fushaten sa me shpejt qe ishte e mundur. Ballabani u perpoq te korruptoje nje kamp shqiptar ne Meçad, prane Oranikut, por Skenderbeu, i cili kishte qene larg ne veri, ishte paralajmeruar per kete levizje dhe u kthye per te luftuar Ballabanin. Skenderbeu marshoj neper Oher. Ballabani nuk kishte dijeni per kthimin e Skenderbeut dhe perseri u pergatit per sulm. Skenderbeu i rrethoj turqit ne Meçad dhe kur Ballabani urdheroi sulmin, ai e gjeti veten te rrethuar. Ne njeren ane, ata ishin sulmuar nga kaloresia shqiptare, dhe ne anen tjeter nga vullnetaret italiane.

                                     

3. Pasojat

Shqiptaret fituan nje beteje vendimtare. Flamuj turq rane ne duart e shqiptareve dhe pak prej tyre shpetuan. Ballabani u kthye ne Konstandinopol dhe Mehmedi i caktoj atij nje ushtri me 20.000 ushtare, e cila perseri u mposht nga Skenderbeu ne korrik, 1465. Ne gusht, Ballabani nisi fushaten e tij me te madhe kunder Shqiperise. Ushtria osmane perbehej nga 40.000 ushtare, por edhe ajo u mposht nga Skenderbeu. Megjithate, vitin e ardhshem, Mehmedi filloi nje lufte totale kunder ushtrise shqiptare, krejtesisht e shkaterroje vendin dhe e rrethoj Krujen.

                                     

4. Referimet

  • Francione, Gennaro 2003. Skenderbeu: Nje hero modern. Shtepia botuese "Naim Frasheri". ISBN 978-99927-38-75-7.
  • Hodgkinson, Harry 1999. Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero. Centre for Albanian Studies. ISBN 978-1-873928-13-4.