ⓘ Rakhigarhi, ose Rakhi Garhi eshte nje fshat ne distriktin Hisar ne shtetin e Haryanas ne Indi, i gjendur 150 km ne veri-perendim te Delhit. Eshte siti i nje ven ..

                                     

ⓘ Rakhigarhi

Rakhigarhi, ose Rakhi Garhi eshte nje fshat ne distriktin Hisar ne shtetin e Haryanas ne Indi, i gjendur 150 km ne veri-perendim te Delhit. Eshte siti i nje vendbanimi qe para Qyt. te Lug. se Industi qe daton qe nga viti 4600 p.e.s. Siti me 7 kodrina qe ishte me shume se 300 hektare, tashme eshte gjetur mbi 350 hektare me gjetjen re te dy kodrinave shtese, duke e bere ate sitin me te madh te Qyt. te Lug. se Indusit ne bote.

                                     

1. Vendndodhja

Gjendet ne rrafshinen e lumit Ghaggar-Hakra, rreth 27 km nga lumi stinor Ghaggar. Ne kete zone ka shume site te tjera te rendesishme arkeologjike, ne luginen e lumit te vjeter ne lindje te rrafshires Ghaggar. Midis tyre jane siti i Kalibanganit, Kunalit, Balu-se, Bhirrana-s dhe Banawali-t. Sipas Jane McIntosh, Rakhigarhi gjendet ne luginen e lumit para-historik te Drishadvatit. Ky eshte i njohur edhe si lumi Chautang. Lohari Ragho eshte nje sit i afert me i vogel.

                                     

2. Germimet

Ne vitin 1963, Archeological Survey of India ASI filloi germimet ne kete sit dhe, megjithese rreth ketyre germimeve eshte publikuar pak. Germime te metejshme u ndermoren nga ASI nen drejtimin e arkeologut Amarendra Nath, midis viteve 1997 dhe 2000. Germimet me te fundit jane kryer nga Vasant Shinde, nje arkeolog nga Deccan College Post-Graduate and Research Institute. Germimet e hollesishme te ASI-t ne sit treguan madhesine e qytetit te humbur dhe gjetjen e artifakteve te shumta, disa mbi 5.000 vjeçare. Rakhigarhi ishte i banuar qe ne kohet e hershme te Qyteterimit harapas. U zbuluan deshmi te rrugeve te shtruara, sistemit te kanalizimeve, ujembledhesish te medhenj te ujit te shiut, sistemit te depozitimit, tullave prej terrakote, prodhimit te statujave dhe punimit te shkathet te bronxit si dhe metaleve te çmuara. U gjet gjithashtu bizhuteri, duke perfshire byzylyke te bere prej terrakote, guacka çonka, ar dhe gure gjysem te çmuar. Ne Rakhigarhi gjenden nente kodrina te cilat jane emertuar nga RGR-1 deri ne RGR-9, nga te cilat RGR-5 eshte e populluar dendesisht nga establishmenti i fshatit Rakhishahpur dhe nuk eshte i disponueshem per germime. Nga RGR-1 deri ne RGR-3, RGR6 deri ne RGR9 dhe disa pjese te RGR-4 jane te disponueshme per germime.

                                     

2.1. Germimet Datimi

Ne vitin 2014 u publikuan gjashte datime me radiokarbon nga germimet ne Rakhigarhi midis viteve 1997 dhe 2000, qe i korrspondojne tre periudhave ne sit Pre-formative, Periudha e Hershme Harapase dhe Periudhes se Maturise Harapase. Kodrina RGR-6 tregoi nje faze Pre-formative te percaktuar si Faza Sothi me dy datimet ne vazhdim: 6420 +/- 110 dhe 6230 +/- 320 vite me pare, dmth. 4470 +/- 110 dhe 4280 +/- 320 p.e.s.

                                     

3. Zona

Shume studiues, duke perfshire Gregory Possehl, Jonathan Mark Kenoyer, Raymond Allchin dhe Rita P. Wright besojne se duhet te shtrihet midis 80 dhe 100+ hektareve ne zone. Per me teper, Possehl nuk beson se gjithe kodrinat ne Rakhigarhi i perkasin te njejtit vendbanim te Lugines se Indusit, duke pohuar se, "RGR-6, nje sit Sothi-Siswal i njohur si Arda, ishte me gjasa nje vendbanim i ndare". Amarendra Nath, e cila kreu germimet midis viteve 1997 dhe 2000, raportoi se siti mbulonte me shume se 300 hektare 3 km 2 me 7 kodrina, pese nga te cilat jane te integruara. Me gjetjet e reja te dy kodrinave shtese prej 25 hektaresh secila ne vitet 2014-2015 gjate germimeve te bashkuara te drejtuara nga Haryana Archaeological Department, Deccan College Post-Graduate and Research Institute dhe Seoul National University, siti tashme eshte percaktuar shume me i madh duke mbuluar nje siperfaqe prej 350 hektaresht 3.5 km 2, duke e bere ate sitin dhe qytetin me te madh te Qyteterimit te Lugines se Indusit ne bote.



                                     

4. Zbulimet

Deri tani germimet tregojne nje qytet te mire-planifikuar me rruge 1.92 m te gjera, pak me te gjera se ne Kalibangan. Qeramika eshte e ngjashme me ate te Kalibanganin dhe Banawalit. Jane gjetur gropa te rrethuara nga mure, te cilat mendohet se per flijime ose per ceremoni fetare. Zjarri perdorej gjeresisht ne ceremonite e tyre fetare. Ka kanale te ujerave te zeza te bera me tulla. Jane gjetur gjithashtu statuja terrakote, pesha, artifakte bronxi, krehera, grepa peshkimi prej bakri, gjilpera dhe emblema terrakote. Eshte gjetur nje vazo bronxi qe eshte e dekoruar me ar dhe argjend. Eshte gjetur nje fonderi me rreth 3000 gure te palemuar gjysem te çmuar. Ketu jane gjetur shume vegla per lustrimin e ketyre gureve si dhe nje furre. Eshte gjetur nje varr me 11 skelete, me kokat te drejtuara nga veriu. Afer kokave te skeleteve, mbaheshin ene te perdorimit te perditshem. Tre skeletet femerore kane byzylyke guackash ne kyçet e majta te duarve. Afer nje skeleti femeror eshte gjetur nje byzylyk i arte. Per me teper, te vendosur prane kokes jane gjetur gure gjysem te çmuar, qe tregon se ata ishin pjese e njelloj varseje. Ne prill te vitit 2015, u zbuluan kater skelete te plota njerezore nga kodrina RGR-7. Keta skelete i perkisnin dy meshkujve te rritur, nje femre dhe nje femije. Qeramika me ushqime ashtu si dhe byzylyke guackash u gjeten rreth ketyre skeleteve. Pasi skeletet u germuan ne menyre shkencore pa ndonje kontaminim, arkeologet mendojne se me ndihmen e teknologjise me te fundit te keta skelete dhe me marrjen e ADN-se, eshte e mundur te percaktohet se si dukeshin harapasit banoret e qyteterimit te Lugines se Indusit rreth 4500 vjet me pare. Ne sit u zbuluan altare zjarri dhe struktura absidale. Ketu jane gjetur vegla gjuetie si doreza bakri dhe grepa peshkimi. Prania e lodrave te larmishme si mini-rrotat, kapake ne miniature, topa hobeje, figurina kafshesh tregojne mbizoterimin e kultures se lodrave. Shenja te lulezimit te tregetise mund te shihen me zbulimin e stampave, stolive dhe peshave prej kerti. Peshat e gjetur aty jane te ngjashme me peshat e gjetura ne shume site te tjera te Q.L.I. duke konfirmuar pranine e sistemit te standardizuar te peshave. Gjurme te veshjeve prej pambuku te ruajtura ne objekte argjendi ose bronxi ishin te njohura ne Rakhigarhi, Chanhudaro dhe Harapa. Nje nume befasues emblemash stampuese u gjeten gjithashtu ne kete sit.

                                     

5. Enet Hakra

Siti ka depozita te trasha Enesh Hakra’ tipike te vendbanimeve te fazes se hershme te lugines se Indusit dhe te lumit te thare Sarasvati. Ai ka gjithashtu artifakte te Periudhes se Hershme dhe te Maturise Harapase. Prania solide e kultures se Eneve te qeramikes Hakra ngre pyetje te rendesishme: "A erdhi Qyteterimi i L. se Indusit me vone seç eshte regjistruar?" Kultura Hakra dhe Fazat e Hershme jane te ndara nga me shume se 500–600 vite dhe populli Hakra konsiderohet se jane banore me te hershem te Indusit. Megjithese rezultatet e datimit me radiokarbon-14 jane ne pritje, bazuar ne shtresen e trashe Kultures se Eneve Hakra ne Rakhigarhi, thuhet se siti mund te datohet rreth 2500 deri ne 3000 p.e.s.



                                     

6. Hambari

Aty eshte zbuluar nje hambar qe i perkete fazes se maturise harapase 2600 deri ne 2000 p.e.s. Hambari eshte bere me tulla balte me nje dysheme me dhe te ngjeshur te lusturar me balte. Ai ka 7 dhoma drejtekendore ose katrore. Gjurme domethenese gelqereje dhe bari te dekompozuar jane gjetur ne porcionin e ulet te murit te hambarit duke treguar se mund te kete qene gjithashtu edhe depua e drithrave me gelqere te perdorur si insekticid dhe barin te perdorur per te ndaluar hyrjen e lageshtires. Duke pare madhesine e tij, duket se ishte nje hambar publik ose nje hambar i elites.

                                     

6.1. Hambari Varreza

Gjendet nje varreze me tete varre te Periudhes se Maturise Harapase. Shpesh gropat e varreve jane te mbuluara me tulla dhe ne nje rast ka tabut druri. Tipe te ndryshme gropash varri ishin germuar per te formuar nje pirg me dhe trupi vendosej poshte tij; dhe pastaj maja e ketij varri mbushej me tulla per te formuar nje strukture çatie mbi varr. Bashke me skeletet njerezore ne vendet e varreve u gjeten vezet e paraziteve qe kishin dikur ne stomak. Analiza e ADN-se njerezve e marre nga kockat ashtu si dhe analiza e paraziteve dhe kafsheve do te behet per te kuptuar zanafillen e ketyre njerezve.

                                     

7. Muzeu

Rakhigarhi, i cili eshte nje sit i Qyt. Lug. se Indusit, ka gjithashtu nje muze te zhvilluar nga qeveria e shtetit. Gjendet gjithashtu edhe Haryana Rural Antique Museum 60 km larg, i cili mirembahet nga Chaudhary Charan Singh Haryana Agricultural University ne Gandhi Bhawan, qe shfaqe evoluimin e bujqesise dhe antikat e zhdukura. Jahaj Kothi Museum, i emertuar sipas George Thomasit, gjendet brenda Kompleksit te Pallateve te Firoz Shah-ut dhe ruhet nga Archaeological Survey of India.

                                     

8. Rakhigarhi aktual

Sot, Rakhigarhi eshte nje fshat i voge ne shtetin e Haryanas, ne Indi. ASI e germoi vendin gjate tre dimrave, duke filluar nga viti 1997. Germimet u nderprene per vite per shkak te nje hetimi mbi keqperdorimin e fondeve. Shume nga gjetjet iu dhuruan Muzeut Kombetar. Ne maj te vitit 2012, Global Heritage Fund, e konsideroi Rakhigarhi-n si nje nga 10 sitet me te rrezikuara ne Azi. Studim nga Sunday Times, zbuloi se siti nuk ruhet, muri kufizues prej hekuri eshte thyer dhe fshataret i shesin artifaktet qe ata germojne ne sit dhe pjese te sitit tashme jane te zena nga shtepi private informale.

                                     

9. Rendesia

Madhesia dhe uniciteti i Rakhigarhi-t ka terhequr shume vemendjen e arkeologeve nga e gjithe bota. Eshte prane Delhit, duke treguar perhapjen e Q.L. se Indusit deri ne kete largesi te Indise se veriut. Nje pjese e madhe e zones nuk eshte germuar akoma dhe detaje nga germimet e deri tanishme jane akoma per tu publikuar. Nje tjeter sit i lidhur ne zone eshte Mitathal-i, qe eshte akoma duke pritur germimet.

                                     

10. Shiko edhe

  • Qyteterimi i Lugines se Indusit
  • Mohenjo-daro
  • Harapa
  • Kalibangani
  • Dholavira
  • Inxhinieria hidraulike e Qyteterimit te Lugines se Indusit
  • Lothali
  • Arkitektura e Qyteterimit te Lugines se Indusit


                                     

11. Bibliografia

  • James Heitzman: The City in South Asia; 2008, Routledge, isbn 1-134-28962-6.
  • Robin Coningham & Ruth Young: The Archaeology of South Asia: From the Indus to Asoka, c.6500 BCE–200 CE; 2015, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-84697-4.
  • Jonathan M. Kenoyer: Ancient Cities of the Indus Valley Civilization; 1998, Oxford University Press, isbn 978-0-19-577940-0.
  • Jane R. McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; 2008, Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-907-2.
  • Carla M. Sinopoli: The Cambridge World History; kapitulli "Ancient South Asian cities in their regions"; 2015, Norman Yoffee ed.; Cambridge University Press, isbn 978-0-521-19008-4.
  • Brij Basi Lal: The Sarasvatī Flows On: The Continuity of Indian Culture; 2002, Aryan Books International, isbn 978-81-7305-202-6.
  • Rita P. Wright: The Ancient Indus: Urbanism, Economy, and Society; Cambridge University Press 2009, kontrolluar me 29 shtator 2013, isbn 978-0-521-57219-4.
  • Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 2002, bot. i dyte, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722.
  • F. R. Allchin & George Erdosy: The Archaeology of Early Historic South Asia: The Emergence of Cities and States; 1995, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-37695-2.


                                     

12. Lidhje te jashtme

  • "Harappas greatest centre sheds light on our today". The Sunday Guardian. 16 shtator 2012.
  • Haryana Samvad Newsletter: Detailed report on Rakhigarhi with color photographs, page 1-15
  • 2015 Man and Environment, Journal article on Rakhigarhi burials