ⓘ Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Deklarata e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara eshte deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit te Dyte Kon ..

                                     

ⓘ Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara eshte deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit te Dyte Kontinental ne Filadelfia, Pensilvani me 4 korrik 1776, e cila njoftoi se trembedhjete kolonite amerikane, ne ate kohe ne lufte me Mbreterine e Britanise se Madhe, e konsiderojne veten si trembedhjete shtete te pavarur, sovrane, qe nuk jane me nen sundimin britanik. Ata formuan nje shtet te ri, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. John Adams ishte nje udheheqes ne shtytjen per pavaresi, e cila u miratua me 2 korrik me asnje vote kunder. Nje komitet prej pese vetesh kishte hartuar deklaraten formale, qe do te ishte gati kur Kongresi te votonte per pavaresine. Termi "Deklarata e Pavaresise" nuk eshte perdorur ne dokument.

John Adams bindi komisionin te zgjidhte Tomas Xheferson per te hartuar draftin origjinal te dokumentit, te cilin Kongresi do ta redaktonte per te prodhuar versionin perfundimtar. Deklarata ishte ne fund te fundit nje shpjegim formal pse Kongresi kishte votuar me 2 korrik te shpalle pavaresine nga Britania e Madhe, me teper se nje vit pas shperthimit te Luftes Revolucionare Amerikane. Diten tjeter, me 3 korrik, John Adams i shkroi gruas se tij Abigail: "Dita e dyte e korrikut 1776, do te jete epoka me e paharrueshme ne historine e Amerikes" Por ditelindjen kombetare, Dita e Pavaresise, festohet me 4 korrik, data kur u nenshkrua Deklarata e Pavaresise.

Pas ratifikimit te tekstit me 4 korrik, Kongresi nxori Deklaraten e Pavaresise ne disa forma. Ajo u botua fillimisht si fletushke qe u shpernda dhe u lexua gjeresisht per publikun. Kopja e perdorur per kete fletushke ka humbur, dhe mund te kete qene nje kopje ne duart e Tomas Xhefersonit. Drafti fillestar i Xhefersonit, te plote me ndryshimet e bera nga John Adams dhe Benjamin Franklin, dhe shenimet e Xhefersonit te ndryshimeve te bera nga Kongresi, jane te ruajtura ne Biblioteken e Kongresit. Versioni me i njohur i Deklarates, nje kopje e nenshkruar qe eshte konsideruar gjeresisht si dokument zyrtar, ndodhet ne Arkivat Kombetare ne Uashington DC. Kjo kopje u urdherua nga Kongresi me 19 korrik, dhe u nenshkrua kryesisht me 2 gusht.

Burimet dhe interpretimi i Deklarates kane qene subjekt i shume hetimeve shkencore. Deklarata justifikoi pavaresine e Shteteve te Bashkuara duke renditur ankesat koloniale ndaj Mbretit George III, dhe duke pohuar disa te drejta natyrore dhe juridike, duke perfshire edhe te drejten e revolucionit. Abraham Linkolni e beri Deklaraten epiqendren e retorikes se tij si p.sh. ne fjalimin e Getisburgut 1863, dhe politikat e tij. Qe atehere, eshte bere i mirenjohur pohimi per te drejtat e njeriut, ne veçanti fjalia e dyte:

Ne i konsiderojme keto te verteta si te vetekuptueshme, se te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte, se ata jane pajisur nga Krijuesi i tyre me te drejta te patjetersueshme, se midis ketyre te drejtave jane Jeta, Liria dhe kerkimi i Lumturise.

Kjo eshte quajtur "nje nga fjalite me te njohura ne gjuhen angleze", qe permbajne "fjalet me te fuqishem dhe rrjedhimore ne historine amerikane". Pasazhi perfaqesonte nje moral standard per te cilin duhej te perpiqeshin Shtetet e Bashkuara. Kjo pikepamje u promovua sidomos nga Abraham Linkolni, i cili e konsideroi Deklaraten si themel te filozofise se tij politike, duke argumentuar se Deklarata eshte nje deklarate e parimeve mbi te cilat duhet te interpretohet Kushtetuta Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara frymezoi shume dokumente te tjera te ngjashme ne vende te tjera ne shekujt e 18-e dhe 19-te, duke u perhapur ne Vendet e Uleta, dhe pastaj ne Karaibe, Ameriken Spanjolle, Ballkan, Afriken Perendimore dhe Evropen Qendrore ne dekadat deri ne 1848.

Deklarata e pavaresise e Shteteve te Bashkuara, perkthim shqip,