ⓘ Amarna ishte sinonimik me Akhetaten, kryeqytetin egjiptian te faraonit Amenofis IV dhe pasardhesve te tij. Amarna eshte e njohur per letrat e Amarnes – leterkem ..

                                     

ⓘ Amarna

Amarna ishte sinonimik me Akhetaten, kryeqytetin egjiptian te faraonit Amenofis IV dhe pasardhesve te tij.

Amarna eshte e njohur per letrat e Amarnes – leterkembim ndermjet vasaleve kananas dhe zoterinjve te tyre egjiptiane. Ne kete leterkembim zbulohen intrigat ndermjet sheteve qyteterore dhe hitasve. Gjithashtu behet fjale per popullin qe quhet Hapiru qe disa eksperte identifikojne me hebrenjte, dhe qe i sulmojne keto qytete. Por ky identifikim varet nga datimi i ketyre letrave. Letrat e Tell El Amarnes korespondence mes vasaleve kananas dhe zoterinjve te tyre egjiptiane siç duket, pajtohen me kohen e Pushimit te Palestines nga ana e izraeliteve ne 1400. Ky datim pajtohet gjithashtu me deshmite arkeologjike dhe shpjegimet biblike. Ne keto letra lutet shume per ndihme posaçerisht per harketaret, sepse po i sulmonte nje popull me emrin hapiru d.m.th. hebrenjte. Qytetet e permendura ne kete korrespondence jane pikerisht ato qytete, te cilat Joshua i pushtoi vetem me vone. Joshua, ne njeren nga keto letra, eshte permendur edhe me emer. Ne nje leter tjeter marrim vesh se nje nga mbreterit vasale qe mbreteronte ne qytetin e Shehemit u be tradhtar dhe token e tij e vuri ne dispozicion te hebrenjve. Eshte kuptimplote qe ceremonia e riperteritjes se beselidhjes ne fund te librit te Joshuas ndodhi pikerisht ne kete krahine, afer Shehemit, midis dy kodrave te Evalit dhe Gerizimit. Atje ende qendron edhe permendorja e ngritur nga Joshua.