ⓘ Nuredin bej Vlora ka qene veprimtar i çeshtjes kombetare, kryetar i bashkise Vlore dhe themelues e drejtues i Ballit Kombetar. ..

                                     

ⓘ Nuredin bej Vlora

Nuredin bej Vlora ka qene veprimtar i çeshtjes kombetare, kryetar i bashkise Vlore dhe themelues e drejtues i Ballit Kombetar.

                                     

1. Jeta

Lindi ne Stamboll, pinjoll i oxhakut te Vlorajve, i biri i Mehmet Ferit Pashes dhe Refet hanem Libohoves nga oxhaku i Arslan-Pashallinjve.

Gjate viteve te levizjes vorio-epiriote dhe kryengritjes se Shqiperise se Mesme. Ne krye te vullnetareve vlonjate - levizje nder te cilat njohu edhe Ali Kelcyren, me te cilin do te ishte mik tere jeten - rrezikoi bindshem qendrimin te ashtuquajtures qeveri te Epirit ne Gjirokaster.

Ne vitet e Luftes se Pare Boterore u vendos ne Europe dhe me 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly 1884-1952. Me pas shkoi ne ShBA dhe ne maj te vitit 1918 u zgjodh anetar i Kryesise dhe kryetar nderi i Partise Politike te shqiptareve te Amerikes, kryetar i se ciles ishte patrioti Kristo Dako. E perfaqesoi kete parti ne Konferencen e Paqes.

Pershendeti Triumfin e Legalitetit, kur Zogu u kthye ne dhjetor pas deshtimit te Levizjes se qershorit. Me 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkise se Vlores, ku u dallua per kontributin e tij ne zhvillimin e qytetit, fale shume veprave novatore. Me interesimin e tij, u hap Shkolla Tregtare Italiane ne Vlore.

Pas perfundimit te mandatit u vendos ne Paris dhe u kthye ne Shqiperi ne vitin 1935, vit ne te cilin u arrestua si i dyshuar ne organizimin e Kryengritjes se Fierit dhe u denua me vdekje. Per te u interesua baroni Aloisi.

Ben pjese ne Komitetin Qendror te organizates "Bashkimi Kombetar", pararendesja e Ballit Kombetar.

Eshte bashkefirmoses me Ali Kelcyren i protokollit e armepushimit me gjeneralin Dalmazzo. Kryesoi 1.700 vetet e Ballit qe shkuan ne shpetim te Kelcyres kur kete e kishin zene dhe mbajtur peng komunistet.

U largua me terheqjen e trupave gjermane. Me dekret nr. 2205, date 5.1.1956, te Kuvendit Popullor, ne numrin rendor 139, eshte shenuar emri i Nuredin bej Vlores i shpallur armik populli dhe qe i ndalohej hyrja ne Shqiperi.

Nderroi jete ne Heidelberg, Gjermani.