ⓘ Historia e Bullgarisë. Historia e Bullgarise - itoret e korrura te trupave ushtarake bullgare te ndihmuara nga Rusia ne Luften e pare Ballkanike, siç ishte push ..

                                     

ⓘ Historia e Bullgarisë

Historia e Bullgarise - itoret e korrura te trupave ushtarake bullgare te ndihmuara nga Rusia ne Luften e pare Ballkanike, siç ishte pushtimi i Adrianopojes nuk u perseriten ne luften e dyte Ballkanike. Perderisa trupat bullgare ishin perqendruar ne vijen e frontit me Serbine dhe Greqine, ushtrite Rumune ja arriten te depertojne gjere ne Sofje, trupat turke e depertuan ne Adrianipoje.

Gjate Luftes se pare dhe te dyte boterore Bullgaria ishte ne anen "Fuqive te boshtit". Fitorja e turqve ne betejen e zhvilluar ne Gallipol shtyri Bullgarine qe te anetaresohej ne paktin e "Fuqive te Boshtit".

Pasojat e luftes se pare boterore per Bullgarine ishin te renda. Pas lufte nuk mund te flitet per ndonje dege ekonomike te mirefillte ne Bullgari. Ajo ne ate kohe nuk ishte ne gjendje te mbulonte me drithe kerkesat vetjake. Ne industri paraqitej mungese e madhe e xeheve dhe energjise. Tregtia nuk mund te zhvillohej si pasoje e mungeses se makinave transportuese, te cilat ishin vene ne sherbim te ushtrise gjate luftes dhe tani ishin te shkaterruara. Çmimet u rriten nje shkalle te larte. Si shkak kryesor i kesaj gjendje mendohet te ishte marreveshja e paqes e njohur si "Paqja e Neulit" Paqja e Parisit. Me kete marreveshje Bullgaria kishte humbur te drejten jo vetem mbi tokat e pushtuara gjate luftes por edhe provincat qe per ekzistencen dhe zhvillimin e Bullgarise ishin esenciale. Keshtu provincat Caribrod dhe Strumnica ju dhane "Mbreterise Serbe, Kroate dhe Sllovene" e cila sapo ishte krijuar, dalja ne detin Egje ne mes te vendeve Mesta dhe Marica e thirrur nga greet Aleksanderpolisi, se bashku me potin detar ishte nen administrimin e Aleances e cila kete pjese ne San Remo ne prill te 1920 vendosi ta lene nen kontrollin e Greqise. Pjeset jugore te fushes se Dobruzhdes tani i takonin Rumanise.

Ne pergjithesi Bullgaria ne luften e pare boterore humbi 8 % 10.750 km 2 te territorit te saj qe e sundonte para luftes. Perveç kesaj ajo ne ate marreveshje kishte pranuar qe te paguaje reparacionet ne vlere prej 2.25 miliard Franga ari. Deget shteterore te financave udhehiqeshin dhe kontrolloheshin nga nje komision i forcave Aleate. E tere kjo gjendje percillej me greva numri i te cilave vetem ne vitin 1919 ishte 150.

Periudha 1918-1919 pershkruhet me ndrimin e dy qeverive. E para shpresonte ne arme pushim e dyta ishte per marreveshje me te mire paqesore.

Qeveria e dyte ne krye me Stambolijskin ja arrin ne njefar menyre qellimit te saj te nxirrte Bullgarine nga izolimi dhe e anetareson ate ne Lidhjen e Kombeve ne vitin 1920. Mirepo qellimit te saj qe te bente Bullgarin, ne te cilin dominonte fshataresia me afro 80 % te popullsise, shtet federal, agrar me ekonomi sociale dhe kulture shpirterore ne te cilin fjalen kryesore do ta kishte fshataresia nuk ja arriti.

Si pengese kryesore merret politika e brendshme radikale. Ndalesat e shumta ne lemi te ndryshme te jetes si ne shtyp, ndalesa e per pjesemarrjen e zyrtareve ne demonstrata. Garda e tij "Garda-portokalle", nje polici fshatare, brenda nje kohe te shkurte ja arriti te shikohet si qeveri ferri. Reformat agrare qe kishte parapar hasnin gjithnje me shume ne pegesat e pregatitur nga grupet kapitaliste, planet e tija per te "edukuar fshataresine Bullgare dhe per reformuar Katundin Bullgare" u priten me dyshim dhe u refuzuan. Reforma e shperndarjes se tokave kishte parapare qe çdo posedues i siperfaqes me te madhe se 30 hektar ta ndante pjesen me personat tjere nga 1 hektar per persone. Me kete reforme parashihej me ligj qe nje familje qe punonte siperfaqen e tokes prej 10 hektaresh te jete edhe poeduese e asaj toke. Me ligjin per punesim ishte parapare qe meshkujt mbi 20 vjeçar dhe femrat mbi moshen 16 vjeçare te sherbenin per 12 apo 6 muaj ne dege te ndryshme te ekonomise popullore. Nga ky obligim liroheshin grat e martuara dhe ato myslimane si dhe meshkujt qe pranonin sherbimin ne ushtrine bullgare per 12 vite. Qeveria "Demokratike" 1923-1926 tek grupacione te ndryshme zgjoi pakenaqesine rreth politikes se "Lidhjes fshatare".

Si pasoj e gjithe kesaj filluan qe te mbledhen forca te ndryshme politike nga te gjitha anet e pakenaqura dhe ne naten ne mes te 8 e 9 qershorit te vitit 1923 bejne nje puç nen komanden e kolonelit Ivan Valkov dhe profesorit Aleksander Cankov nje kundershta i Stambolijskit i njohur per politiken e tij anuese ne te djathte. Ne kete kallauze ishin te perziera po thuaj se te jitha partit perveq asaj komuniste e cila gjate kesaj kohe kidhte qendim neutral. "Garda portokalle" u shkaperderdhe dhe Aleksander Stambolijski u burgos me 14 korrik dhe u vra nga anetaret e Organizates Revolucionare te Maqedonise se Brendshme. Qeveria re beri "pastrime" nder anetaret e "lidhjes fshatare" dhe tani udhehiqej nga Aleksander Cankov i cili i perndjeki edhe komunistet dhe me 12 shtator 1923 i burgosi rreth 2500 prej tyne edhe pse ata nuk ishin te deshiruar nga qeveria e vjeter. Partia Komuniste e Bullgarise gjate qeverisjes se Stambolijskit ishte perndjekur por jo edhe ne kete mase, kete e kishin arritur duke ndjekur direktivat nga Moska e cila ishte ne dijeni se çdo kundershtim do te sjelle pastrim. Mirepo tani pozicionet kishin ndryshuar te mbeturit simpatizues te qeverise se vjeter ju bashkengjiten komunisteve dhe me qellim qe te permisonin gabimin e tyre te 9 korrikut, keshtu ata se bashku me 23 shtator nen shtytjen e Internacionales Komuniste çohen ne kryengritje me ne krye Gjergj Dhimitrin Georgi Dimitrov dhe Valko Zervenkovin.

Ky bashkim i vonuar i forcave u shua me gjakderdhje brenda disa diteve. Pas veti la nje armate fitimtare dhe 20.000 te vdekur. Qeveria krijoj nje bllok politik te thirrur "Ndersa Demokratike" org. Demokratceski sgovor ne te cilin tentonte te lidhte te gjithe politikanet e partive. Ishte e deshirueshme krijimi i "Lidhjes se Partive Fqinje". Pasi kjo u arrit filluan diferencimet ne krahe te saj - "fise" politike. Nga keto perçarje nje pjese grupohet rreth Cankovit ndersa pjesa tjeter rreth Andrei Lapçevit te Demokrateve dhe Atanas Burov-it te Lidhjes Partiake Progresit Nacional. Ne mars te 1925 qeveria e Cankovit nxjerre nje ligj per mbrojtjen e shtetit i cili ishte kryekeput kunder komunisteve. Pas kesaj pason me 16 prill 1925 nje shperthim bombe ne kishen e Shen Nedeljes i cili mori jeten e 150 vetave. Ky shperthim shihej nga jashte si akt i komunisteve. Me kete shperthim duket se eshte deshiruar vdekja e Carit Boris III, i cili per fat te tij nuk ishte aty. Pas kesaj ndermerren masa te rrepta sigurimi. Nga prilli deri ne tetor te 1925 ne Bullgari u shpall gjendje e jashtezakonshme. Simpatia ne rritje per komunistet me kete shperthim filloj te bjere. Me kete rast edhe Lidhja fshatare u distancua nga veprimet e tilla dhe nga Kominterni.

Ne politiken e jashtme edhe kjo qeveri si ajo me pare nuk arriti ta nxirrte Bullgarine nga izolimi. Marredheniet me Rumanine ishin te durueshme, me Greqine u nenshkrua nje marreveshje mbi grupet etnike me 30 dhjetor 1924, nje marreveshje miqesie me Turqine me 18 tetor 1925, udhetimet e shumta ne Rome, Londer e Paris nuk sollen ndonje sukses.

Me Jugosllavine marredheniet e mira pengoheshin nga veprimet e bandave maqedonase. Shpresat per kufijte ne Traki u fundosen ne "Konferencen e Luizianes". Ne çeshtjet ushtarake Cankovi arriti qe brenda nje kohe te shkurter te kete se paku nje fuqi ushtarake prej se paku 3000 rezervisteve dhe 10 000 vullnetareve per luftimin e komunisteve dhe kryengritjeve te tyre. Kredite per reformat e nevojshme ne çeshtjet ekonomike dhe shendetesore kushtezoheshin nga Londra e Parisi me reforma te brendshme politike stabile ne Bullgari. Gjate kesaj kohe ekonomia i ngjante ekonomise se paraluftes. U hapen fusha dhe drithnaja te reja, u thane keneta e moçale, u krijuan tarraca e u kultivuan peme frutore. Duhani, mendafshi, panxharsheqeri, luledielli perbenin pjesen me te madhe te eksporteve. Industria u orientua ne produkte te reja si kauçuku, xhami dhe porcelani.

Nje tjeter problem i kesaj kohe per Bullgarine ishte edhe vala e migrimit nga Dobruzhda, Maqedonia dhe Trakia Rumelia. Brenda periudhes kohore 1919-1925 vijne diku rreth 250 000 veta sipas thenieve te bullgareve. Daljen ne Egje qe shpresonin ta merrnin bullgaret sipas Art. 48 te Neulit, nuk e moren.

Kapitulli i ardhshem, qe ne historine bullgare ka hyre si "koha e demokracise se vertete", fillon nga koha e qeverise se Lapçevit e cila zevendesoi me 4 janar 1926 qeverine radikale te Cankovit, deri ne vitin 1930. Kjo qeveri tentonte te krijonte nje demokraci parlamentare me lirine e shtypit dhe me afirmimin e diskutimeve politike. Kjo paralajmerohet me amnistine te burgosurve politik ne shkurtin e vitit 1926. Partia komuniste, organizatat dhe lidhjet rinore e sindikatat qe lidheshin me te u lejuan nje vit me vone. Me mbajtjen e zgjedhjeve vendore e ato parlamentare kjo qeveri i plotesonte kerkesat themelore te liberalizimit qe vinin nga jashte dhe brenda vendit.

Keto vendime percilleshin me kredi te shpejta, qe vinin nga bankat britanike e amerikane, ne nje vlere te pergjithshe prej 2.4 milion Pound Sterlina dhe 4.5 milione dollare. Me daten 31 maj 1927 komisioni kontrollues i forcave Aleate e leshon Bullgarin. Me 9 dhjetor 1927 behet marreveshja per vendosjen e bullgareve nga pjeset perendimore te Trakise. Kjo sjolli ne vete edhe nje vale te re te migranteve dhe probleme tjera ekonomike.

Ne politiken e jashtme Lapçevi me anetaresimin e Bullgarise ne paktin Kellogg me 14 nentor 1928 mundohet te paraqes qellimet paqesore te saj. Me 20 janar 1930 me aktet perfundimtare te Hages mbi shumat e reparacioneve te luftes shuma Bullgare qe duhej paguar u zvogelua nga 2.25 miliard ne 171.6 milion Franka ari.

Kriza ekonomike boterore ne Bullgari paraqitet ne fillim si krize agrare e cila solli renien e çmimeve te produkteve bujqesore nen vleren rentabel te fshataresise. Nje rol te madh luanin edhe pasojat qe rridhnin nga reformat agrare te viteve 1921 si dhe mungesa e risive dhe freskimit te tregut me produkte te reja. Prodhimi industrial u pergjysmua, numri i te papuneve arrinte shifren 200.000. Kjo krize shkaktonte pakenaqesi te pergjithshme e cila u kthye ne nje qeverisje konservative.

Keshtu "Bloku popullor" ne zgjedhje relativisht te lira me 21 qershor 1931 nga opozita erdhi ne fuqi. Ishte kjo nje qeveri e perbere nga disa parti te Demokrateve, Liberaleve dhe Agrareve nen udheheqjen e Aleksander Malinovit me vone te Nikola Mushanovit. Kjo qeveri ja arrit te ndaloje kamatat e kredive ndaj te jashtmeve por kjo nuk e zvogeloi krizen.

Me 9 shkurt 1934 Turqia, Greqia, Jugosllavia dhe Rumania bashkohen ne Paktin Ballkanik i cili ne Artikullin 8 e theksonte qendrimin e tyre ndaj qendrimeve revizioniste bullgare dhe me kete keto e izolonin Bullgarine. Me 19 maj 1934 pjesetare te "lidhjes ushtarake" dhe grupi "Zveno" ndermarrin nje puç. Nje dite me vone grupi "Zveno" shperbehet vetvetiu per te lehtesuar depetimin e regjimit te Kimon Georgievit kunder Partive te tjera. Kjo qeveri beri disa ndryshime te thella ligjore brenda nje kohe te shkurter. Para se gjithash ndermoren masa kursimi ne te gjitha anet e jetes shteterore. Numri i vendbanimeve komunave u zvogelua nga 2500 ne 800 dhe numri i nepunesve u zvogelua po ashtu dukshem. Me 12 qershor 1934 pason shperndarja e parlamentit dhe vendoset censura. Zevendesohet qeverisja lokale me nje administrim qendror. Sindikatat e punetoreve tanime kontrolloheshin nga nje sistem i sindikatave te punetorive. Kjo zgjedhje mbeshtetej ne Gjermani dhe Itali ndersa ne Angli, France kritikohej. Hapat e pare ne skenen nderkombetare i drejtoheshi Jugosllavise. Qe diten e pare te puçit, e shkaterroi organizimin Maqedonas dhe pasurin e kesaj levizje e konfiskoi, anetaret e saj u internuan.

Reaksionet pozitive vinin nga Beogradi me te cilin me 24 maj 1934 pas 30 viteve u be nje marreveshje. Pike tjeter ishte edhe vendosja e marredhenieve me BRSS-ne. U krijua nje Dhome tregtare bullgaro-sovjetike dhe nje shoqeri e perbashket. Edhe perkunder ketyre sukseseve siç shiheshin ne ate kohe nuk u arrit integrimi i te gjitha forcave politike.