ⓘ Protestat në Hong Kong 2019. Protestat e Hong Kongut te vitit 2019 jane nje seri demonstratash ne Hong Kong dhe protesta solidariteti ne qytete te tjera jashte ..

                                     

ⓘ Protestat në Hong Kong 2019

Protestat e Hong Kongut te vitit 2019 jane nje seri demonstratash ne Hong Kong dhe protesta solidariteti ne qytete te tjera jashte vendit, te cilat filluan me qellim terheqjen e nje projektligji ekstradimi te propozuar nga qeveria e Hong Kongut. Nese miratohej, projektligji do tu lejonte autoriteteve lokale te arrestojne dhe ekstradojne njerezit qe kerkohen ne territore me te cilat Hong Kongu nuk ka marreveshje ekstradimi, perfshire Kinen dhe Tajvanin. Shqetesime u ngriten se projektligji do te vendoste qytetaret e Hong Kongut dhe vizitoret nen juridiksionin e kontinentit kinez, duke minuar autonomine e rajonit dhe te drejtat dhe lirine e njerezve. Ndersa protestat perparuan, protestuesit shtruan pese kerkesa kryesore mbi dyshimet per sjellje te papranueshme nga ana e policise dhe reformen demokratike, e cila ka ngecur qe nga i ashtuquajturi Revolucioni i Çadrave ne vitin 2014. Qeveria qendrore kineze ka deklaruar se kjo eshte "kriza me e rende ne Hong Kong" qe nga dorezimi me 1997.

Demonstratat kunder projektligjit filluan ne mars dhe prill dhe u shnderruan ne nje levizje masive te vazhdueshme ne qershor. Qindra mijera njerez marshuan ne nje proteste kunder projekt-ligjit ne 9 qershor. Protestat me 12 qershor, diten kur projektligji ishte caktuar per nje lexim te dyte ne Keshillin Legjislativ, shenuan nje pershkallezim te mprehte te dhunes. Policia e ashper perdori gaz lotsjelles dhe plumba gome kunder demonstruesve, por protestuesit me sukses bllokuan kalimin e projekt-ligjit. Dy milion njerez marshuan ne 16 qershor, protesta me e madhe deri me sot, nje dite para se Shefja Ekzekutive Carrie Lam shqip: Kerri Lam te pezullonte projekt-ligjin.

Me 1 korrik, ne 22 vjetorin e dorezimit te Hong Kongut nga Britania e Madhe tek Kina, qindra mijera njerez moren pjese ne marshimin vjetor te korrikut. Nje pjese e ketyre demonstruesve u larguan nga marshimi dhe u futen ne Kompleksin e Keshillit Legjislativ, duke shkaterruar simbolet e qeverise qendrore. Pas kesaj ngjarjeje, protestat kane vazhduar gjate gjithe veres, duke u pershkallezuar ne konfrontime gjithnje me te dhunshme, midis policise, aktivisteve, anetareve te triades, nje bande e njohur keqberesish pro-Pekinit dhe banoreve vendas ne mbi 20 lagje te ndryshme ne te gjithe rajonin. 21 korriku shenoi sulmet keqberese te Yuen Long-ut ku anetaret e organizuar te triadave sulmuan protestuesit dhe kalimtaret, gje qe rriti tensionin. Operacionet pasuese te policise shkaktuan nje greve te pergjithshme dhe protesta ne mbare qytetin me 5 gusht dhe me 18 gusht, 1.7 milion njerez moren pjese ne nje miting duke denuar brutalitetin e policise. Frymezuar nga Rruga Balltike, rreth 210.000 njerez moren pjese ne fushaten "Rruga e Hong Kongut", ku ata krijuan nje zinxhir njerezor te gjate mbi 50 kilometra.

Shefja Ekzekutive Carrie Lam pezulloi projektligjin e ekstradimit me 15 qershor dhe e shpalli ate "te vdekur" me 9 korrik, por nuk e terhoqi ate plotesisht deri ne 4 shtator. Sidoqofte, ajo refuzoi plotesimin e kater kerkesave te tjera te protestuesve, perkatesisht nje hetim te pavarur per brutalitetin e policise, lirimin e protestuesve te arrestuar, nje terheqje te plote te karakterizimit zyrtar te protestave si "trazira", dhe te drejten universale per te zgjedhur anetaret e Keshillit Legjislativ dhe shefit ekzekutiv. Deri me tani, levizja eshte pershkruar kryesisht si "pa udheheqes", dhe protestuesit kane zgjedhur taktika dhe metoda te ndryshme per te shprehur kerkesat e tyre.

                                     

1. Sfondi

Ndryshimi i Projektligjit per Kriminelet ne Arrati dhe Ndihmen Juridike te Ndersjelle ne Legjislacionin e çeshtjeve kriminale 2019 u propozua fillimisht nga qeveria e Hong Kongut ne shkurt te 2019 si pergjigje ndaj vrasjes se Poon Hiu-wing nga i dashuri i saj Chan Tong-kai ne Tajvan ne vitin 2018, te cilet ishin te dy banore te Hong Kongut dhe vizitonin asokohe Tajvanin si turiste. Hong Kongu nuk ka nje marreveshje ekstradimi me Tajvanin, dhe negociimi i nje te tille do te ishte problematik pasi qeveria e Kines nuk e njeh sovranitetin e Tajvanit. Per te zgjidhur kete çeshtje, qeveria e Hong Kongut propozoi nje ndryshim ne Urdhrin te Krimineleve te Arratisur Kapitulli 503 dhe Ndihmen Juridike te Ndersjelle ne Urdhrin e Çeshtjeve Penale Kapitulli 525 qe do te krijonte nje mekanizem per transferime te herepashershme te arratisurve, me urdher te Shefit Ekzekutiv, per çdo juridiksion me te cilin qytetit i mungon nje marreveshje zyrtare ekstradimi. Nje juridiksion i tille do te ishte kontinenti i Kines.

Perfshirja e Kines kontinentale ne amendament eshte shqetesuese per sektore te ndryshem te shoqerise se Hong Kongut. Ligjvenesit pro-demokrate i tremben heqjes se ndarjes se juridiksionit te qytetit nga ligjet e Kines kontinentale te administruar nga Partia Komuniste, duke rrenuar keshtu parimin "nje vend, dy sisteme", tashme ne praktike qe nga dorezimi i Hong Kongut nga Mbreteria e Bashkuar te Kina ne vitin 1997. Kundershtaret e projektligjit aktual i kerkuan qeverise se Hong Kongut te hulumtoje rruge te tjera, te tilla si krijimi i nje marreveshjeje ekstradimi vetem me Tajvanin, dhe te permbylle marreveshjen menjehere pas dorezimit te dyshuarit.

                                     

2. Synimet

Protestuesit fillimisht kerkuan vetem terheqjen e projekt-ligjit per ekstradimin. Pas nje pershkallezimi ne ashpersine e taktikave te policise kunder demonstruesve ne 12 qershor dhe pezullimit te projekt-ligjit ne 15 qershor, objektivi i protestuesve ka qene arritja e ketyre pese kerkesave:

Me 30 gusht, Reuters raportoi se Carrie Lam paraqiti nje raport ne Grupin Qendror te Koordinimit per Çeshtjet e Hong Kongut dhe Makaut, ne te cilin qeveria e Hong Kongut analizoi pese kerkesat kryesore te protestuesve dhe vleresoi se terheqja e projekt-ligjit per ekstradim dhe terheqja e termit "rebelim" mund te ndihmonte ne shuarjen e trazirave. Sidoqofte, qeveria kineze jo vetem qe nuk pranoi te lejoje Lam te bente leshime, por gjithashtu kembenguli qe ajo te ndermarre me shume iniciative. Nje nga tre burimet, nje zyrtar i larte kinez, tha per Reuters se Presidenti Xi ishte drejtperdrejt i vetedijshem per situaten. Sidoqofte, kjo histori u pershkrua si lajm krejtesisht i rreme nga redaktori i Global Times Hu Xijin, i cili nepermjet nje statusi ne rrjetin social Twitter deklaroi se ai "dyshonte shume se kjo eshte nje lufte e opinionit publik e filluar me qellim te keq nga Reuters ne nje kohe te rendesishme".

                                     

3.1. Historia Mars – Qershor 2019: Faza e hershme

Fronti i te Drejtave Civile te Njeriut CHRF, nje platforme per 50 grupe pro-demokracise, nisi dy marshime proteste kunder projektligjit ne 31 mars dhe 28 prill. Ne protesten e dyte, organizatori pretendoi se pati nje pjesemarrje te forte prej 130.000 vetash, me e larta qe nga protesta e 1 korrikut ne 2014. Çeshtja e ligjit te ekstradimit terhoqi me shume vemendje kur Keshilltaret Legjislative pan-demokratike filluan nje fushate bllokuese kunder projektligjit. Si pergjigje, Sekretari i Sigurise John Lee njoftoi se qeveria do te rifillonte leximin e dyte te projekt-ligjit ne nje mbledhje te plote te Keshillit Legjislativ, me 12 qershor, gje e cila do te kishte anashkaluar praktiken e zakonshme te shqyrtimit te projekt-ligjit, e cila parashikon kalimin e tij fillimisht ne Komitetin e Projektligjeve. Vendosmeria e qeverise per te miratuar projektligjin per ekstradimin, me Carrie Lam qe akuzoi opoziten se po "fliste gjepura", dhe qeverine e Tajvanit qe hodhi poshte planin e HKSAR per ekstradimin, gjithashtu terhoqi vemendje te madhe nga mediat.

Per te kundershtuar leximin e dyte te projektligjit te planifikuar ne 12 qershor, CHRF nisi protesten e trete nga Parku Viktoria ne Keshillin Legjislativ ne Admiraliat me 9 qershor. Kjo ishte protesta me e madhe e mbajtur ndonjehere ne Hong Kong. Organizatoret deklaruan se 1.03 milion njerez, nje numer rekord, moren pjese ne tubim. Carrie Lam kerkoi qe debati per leximin e dyte mbi projektligjin te rifilloje me 12 qershor, gje e cila u be shkak qe disa grupe studentesh dhe partia politike Demosistō te organizonin nje proteste-ulje jashte Kompleksit te Keshillit Legjislativ. Policia i detyroi ata te terhiqeshin drejt Wan Chai-t.

Pas protestave te 9 qershorit, nje greve e pergjithshme u thirr me 12 qershor, ne te cilen moren pjese mbi 100 punedhenes. Policia e rebelimeve shperndau protestuesit ne ndertesen e Keshillit Legjislativ duke hedhur gaz lotsjelles, plumba me qeska ne forme rruaze dhe plumba gome. Komisioneri i policise Stephen Lo i deklaroi perplasjet nje "rebelim", megjithese vete policia u denua me pas per perdorim te forces se tepert, duke perfshire goditjen e protestuesve paqesore me gaz lotsjelles qe po qendronin ne nje zone te mbushur me njerez prane Kulles CITIC, duke bere qe ata te mbeten te bllokuar brenda nderteses. Perdorimi i shkopinjve te gomes dhe gazit lotsjelles nga ana e policise, mungesa e numrave identifikues te oficereve te policise, sulmet e supozuara ndaj gazetareve, te ndjekura nga arrestimet ne spital, u kritikuan. Pas perleshjeve ne 12 qershor, protestuesit filluan te kerkojne nje hetim te pavarur mbi brutalitetin e policise dhe i bene thirrje qeverise te terhiqte karakterizimin e protestave si "rebelime". 2.000 protestues nga grupet fetare mbajten nje vigjilje jashte selive te qeverise, duke u lutur dhe duke kenduar himne perfshire Kendoji Hallelujah Zotit ", e cila u be himni jozyrtar i protestes.

Me 15 qershor, Carrie Lam njoftoi se projektligji ishte pezulluar, ndonese kampi pan-demokratik kerkonte nje terheqje te plote te projekt-ligjit. Nje burre 35-vjeçar kreu vetevrasje ne proteste ndaj vendimit te Lamit. Pas protestes se 16 qershorit, ne te cilen sipas CHRF moren pjese nje numer rekord "prej gati 2 milion plus 1 qytetaresh", Carrie Lam u kerkoi falje qytetareve te Hong Kongut per moskomunikimin siç duhej te qellimit te projekt-ligjit dhe mos mbajtjen e konsultimeve publike, por refuzoi te jepte doreheqjen apo te terhiqte projektligjin.

Protestuesit filluan te rrethojne Zyrat Qendrore te Policise ne Rrugen e Arsenalit ne 21 dhe 24 qershor. Policia nuk ndermori asnje veprim per te shperndare protestuesit. Protestuesit gjithashtu filluan te bejne thirrje per mbeshtetje nderkombetare, duke vizituar konsullatat e vendeve qe priteshin te merrnin pjese ne samitin e G20 te Osakes dhe u mblodhen ne Sheshin e Edinburgut gjate nates, duke mbajtur pankarta qe lexonin "Demokraci tani" dhe "Lironi Hong Kongun".



                                     

3.2. Historia Korrik 2019: Protestat "lulezojne kudo"

CHRF mbajti marshimin vjetor me 1 korrik dhe pretendoi nje pjesemarrje rekord prej 550.000 vetash. Protesta ishte kryesisht paqesore. Gjate nates, protestuesit hyne me force ne Kompleksin e Keshillit Legjislativ, por policia nuk ndermori shume veprime per ti ndaluar ata. Protestuesit shkaterruan mobiljet, shperfytyruan emblemen e Hong Kongut dhe paraqiten nje manifest te ri me dhjete pika. Disa nga protestuesit qe sulmuan Kompleksin LegCo u motivuan nga deshperimi qe vinte nga disa raste te tjera vetevrasjesh qe nga 15 qershori. Carrie Lam denoi protestuesit qe sulmuan keshillin.

Pas protestes se 1 korrikut, protestat filluan te "lulezojne kudo", me protesta qe u zhvilluan ne zona te ndryshme ne Hong Kong, duke protestuar si kunder projektligjit te ekstradimit ashtu dhe disa çeshtjeve lokale, perfshire tregtaret paralele nga Kina ne Sheung Shui. Muret Lennon gjithashtu u ngriten ne lagje te ndryshme dhe u be nje burim konflikti midis qytetareve pro-Pekinit dhe mbeshtetesve te protestave. Protesta e pare kunder ekstradimit ne Kowloon u mbajt ne 7 korrik, ku protestuesit marshuan nga Tsim Sha Tsui ne stacionin West Kowloon. Me vone ndodhen perleshje ne Tsim Sha Tsui dhe Mong Kok. Refuzimi i policise per te treguar kartat e tyre te garancise shkaktoi kritika. Me 9 korrik, Carrie Lam e deklaroi projekt-ligjin "te vdekur", por zgjedhja e saj e fjaleve ne gjuhen kantoneze ishte e paqarte dhe jo bindese nga ana ligjore duke çuar ne dyshime te metejshme dhe skepticizem.

Protesta e pare kunder ekstradimit ne Territoret e Reja anglisht: New Territories u mbajt ne Sha Tin me 14 korrik. Protesta ishte kryesisht paqesore, megjithate disa protestues filluan te vendosnin barrikada dhe hodhen objekte drejt policise pas protestes. Protestuesit me vone u zhvendosen ne New Town Plaza dhe u perpoqen te largoheshin permes stacionit Sha Tin, ku u ndaluan dhe bllokuan nga policia e rebelimeve. Protestuesit dhe kalimtaret pastaj u bllokuan brenda Plazes, dhe perleshje intensive midis protestuesve dhe oficereve te policise ndodhen brenda qendres. Banoret e pakenaqur me incidentin u mblodhe ne New Town Plaza ne ditet ne vijim, duke pyetur oficeret e sigurimit pse Sun Hung Kai Properties, pronaret e qendres, lejuan policine te hynte pa asnje mandat.

Vemendja u zhvendos perseri ne ishullin Hong Kong kur CHRF mbajti nje tjeter proteste kunder ekstradimit me 21 korrik. Protestuesit tejkaluan piken fundore te parashikuar nga policia, dhe disa protestues rrethuan Zyren Koordinuese te Hong Kongut dhe shperfytyruan emblemen kombetare kineze, nje veprim qe u denua nga qeveria. Ndersa nje bllokim midis protestuesve dhe policise ndodhi ne Sheung Wan, grupe te veshura me te bardha, qe dyshohet se ishin anetare te triades, per te cilet jane ngritur dyshime te forta qe jane mbeshtetur nga ligjvenesi pro-Pekinit Junius Ho, u shfaqen ne stacionin Yuen Long dhe sulmuan pa dallim njerezit brenda stacionit. Yuen Long u be nje qytet fantazme pas sulmit dhe pergjigjja e ngadalte e policise per incidentin ndezi zemerimin e publikut.

Me 27 korrik, protestuesit marshuan drejt Yuen Long, megjithe kundershtimin nga grupet rurale dhe moslejimin nga ana e policise. Per te shperndare protestuesit, policia perdori gaz lotsjelles ne nje zone te banuar dhe qendrimet ndermjet protestuesve dhe policise u pershkallezuan ne perleshje te dhunshme brenda stacionit Yuen Long. Te nesermen, protestuesit edhe nje here kundershtuan ndalimin e policise dhe marshuan drejt Sai Wan dhe gjirit Causeway. 49 persona u arrestuan dhe me vone u akuzuan per rebelim. Per te mbeshtetur te arrestuarit, protestuesit rrethuan stacionet e policise ne Kwai Chung dhe Tin Shui Wai, ku protestuesit u sulmuan me fishekzjarre te leshuara nga nje automjet ne levizje.

Ne korrik u mbajten disa protesta paqesore. Nje grup te moshuarish marshuan ne ishullin Hong Kong per te treguar solidaritetin e tyre me te rinjte. Disa greviste urie marshuan gjithashtu ne Shtepine e Qeverise per te kerkuar nje pergjigje nga Carrie Lam. Me 26 korrik, mijera protestues u mblodhen ne Aeroportin Nderkombetar te Hong Kongut dhe u shperndane turisteve fletepalosje dhe pamfleta rreth polemikave.

                                     

3.3. Historia Gusht 2019: Pershkallezimi

Protestuesit u kthyen ne Mong Kok me 3 gusht, por disa protestues nuk ndoqen rruget e percaktuara dhe u drejtuan per ne Mong Kok dhe Tsim Sha Tsui. Protestuesit zhvendosen barrikada ne vendpagimin e tunelit Cross-Harbor ne Hung Hom, duke bllokuar automjetet. Nje grup i vogel protestuesish hodhen edhe flamurin kombetar kinez ngjitur me skelen e tragetit Star ne ujerat e portit Victoria. Arrestimi i protestuesve ne Wong Tai Sin zemeroi banoret e zones, te cilet u perleshen me policine prane zyrave te Sherbimeve Disiplinore. Te nesermen u mbajten dy protesta, nje ne Tseung Kwan O dhe nje tjeter ne Kennedy Town. Perleshjet midis policise dhe protestuesve u zhvilluan me pas e rrethe te ndryshme ne Hong Kong.

Me 5 gusht ndodhi nje nga grevat me te medha te qytetit, me mbi 350.000 pjesemarres sipas Konfederates se Sindikatave. Mbi 200 fluturime u anuluan per shkak te greves. Disa qytetare bllokuan gjithashtu trafikun per te ndaluar njerezit te shkonin ne pune. Protesta te ndryshme, perfshire ato ne forme uljeje u mbajten ne shtate rrethe ne Hong Kong, duke perfshire Admiraliatin, Sha Tin, Tuen Mun, Tsuen Wan, Wong Tai Sin, Mong Kok dhe Tai Po. Per te shperndare protestuesit, forcat policore perdoren me shume se 800 kuti bombolash gazi lotsjelles, nje numer rekord per Hong Kongun. Protestuesit ne Piken Veriore dhe Tsuen Wan u sulmuan nga dy grupe njerezish te armatosur me shkopinj, ku disa prej tyre luftuan kunder sulmuesve.

Nga 6-7 gushti, pasi presidenti i Unionit Studentor te Universitetit Baptist ne Hong Kong, Fong Chung-yin u arrestua ne Sham Shui Po per posedim te "armeve sulmuese", te cilat u zbuluan se ishin stilolapsa lazer, banoret aty prane rrethuan stacionin e policise dhe protestuesit u mblodhen jashte Muzeut Hapesinor ne Hong Kong per te drejtuar treguesit lazer ne murin e muzeut.

Me 11 gusht, protestuesit u kthyen ne Territoret e Reja per nje proteste ne Tai Po, por u shperndane ne vende te tjera neper Hong Kong ne mbremje. Te nesermen u mbajten dy protesta, nje ne Sham Shui Po ndersa nje tjeter ne Qarkun Lindor. Protestuesit ne Sham Shui Po u transferuan me vone ne Tsim Sha Tsui, ku policia goditi me plumb gome dhe demtoi rende syrin e djathte te nje punonjeseje te ndihmes se shpejte, duke i shkaktuar asaj humbje te perhershme te shikimit me ate sy, dhe ne Kwai Chung, ku policia perdori gaz lotsjelles ne ambiente te mbyllura. Nderkohe, protesta ne ishullin Hong Kong pershkallezoi ne dhune kur policet e maskuar si protestues u pane duke arrestuar protestues te tjere ne Gjirin Causeway. Policet gjithashtu gjuajten protestuesit me plumba dhe spraj me piper ne nje distance shume te afert ne stacionin Tai Koo.

Brutaliteti i policise me 11 gusht beri qe protestuesit te organizonin nje ulje tre-ditore ne Aeroportin Nderkombetar te Hong Kongut nga 12 deri ne 14 gusht, duke bere qe Autoriteti i Aeroportit te anulonte fluturime te shumta per te pakten dy dite. Ne incidente te tjera ne 13 gusht, protestuesit ne Aeroport vecuan dhe sulmuan dhe sulmuan dy burra te akuzuar si police te infiltruar ose agjente te kontinentit kinez, njeri prej te cileve u konfirmua me vone se ishte reporter per Global Times. Duke iu pergjigjur incidentit te 11 gushtit, nje proteste paqesore u mbajt ne Victoria Park nga CHRF me 18 gusht per te denuar brutalitetin e policise dhe perseritur pese kerkesat thelbesore. Ne te moren pjese me teper se 1.7 milion njerez, te cilet, pavaresisht se policia nuk u dha leje, marshuan drejt Qendres. Rreth 300.000 protestues te tjere marshuan midis Qendres dhe Gjirit Causeway, por nuk munden te hynin ne park per shkak te mbipopullimit.

Ne mbremjen e 23 gushtit, rreth 210.000 njerez moren pjese ne fushaten "Rruga Hong Kong", per te terhequr vemendjen ndaj pese kerkesave te levizjes. Ne oren 9 te pasdites, shume njerez mbuluan syrin e tyre te djathte dhe brohorisnin "Police te korruptuar, na ktheni syrin! duke iu referuar punonjeses se ndihmes se shpejte qe pesoi nje demtim te rende ne sy gjate nje proteste ne 12 gusht. Ata bashkuan me duart per te krijuar nje zinxhir njerezor te gjate 50 kilometra, qe shtrihej ne te dy anet e portit te Hong Kongut dhe mbi majen e Lion Rock. Kjo forme proteste u frymezua nga nje ngjarje e ngjashme e njohur si Zinxhiri i Lirise se Rruges Baltike qe ndodhi me 23 gusht 1989.

Me 24 gusht, protestuesit marshuan drejt Kwun Tong dhe cmontuan nje llambe inteligjente, qe dyshohet se ishte perdorur nga qeveria e Hong Kongut per te monitoruar qytetaret e saj. Operatori hekurudhor MTR mbylli nje sere stacionesh para protestes, duke bere qe ky i fundit te kthehet ne nje objektiv te vandalizmit ne protestat e mevonshme. Gjate protestave te 25 gushtit ne distriktet Tsuen Wan dhe Kwai Tsing, protestuesit e vijes se pare hodhen tulla dhe bomba me benzine drejt policise, te cilet nga ana e tyre u pergjigjen duke hedhur gaz lotsjelles dhe duke perdorur kamione me uje. Pasi u ndoqen dhe u sulmuan nga protestuesit, gjashte oficere nxoren pistoletat dhe njeri prej tyre shtiu nje gjuajtje paralajmeruese drejt qiellit - kjo ishte hera e pare qe policia perdorte arme me plumba te vertete qe prej fillimit te demonstratave ne qershor. Policia goditi edhe nje burre i cili, i ulur ne gjunje, po perpiqej te bindte oficeret te mos qellonin.

Duke injoruar ndalimin nga ana e policise dhe arrestimet e aktivisteve dhe ligjvenesve pro-demokrate te profilit te larte, mijera protestues dolen ne rruget e ishullit Hong Kong me 31 gusht. Fundjava e 13-te e protestave shenoi edhe 5-vjetorin e njoftimit te Kines per axhenden e demokratizimit te Hong Kongut, i cili u be shkas ppr rotestat mdisa mujore te Revolucionit te Cadres te vitit 2014. Dy te shtena paralajmeruese u qelluan nga policet e infiltruar ne Victoria Park. Amnesty International beri thirrje per nje hetim lidhur me sjelljen e policise pasi Skuadra Speciale Taktike sulmoi stacionin Prince Edward dhe rrahu dhe sperkati me spraj piper udhetaret brenda. MTR, e cila gjithashtu u kritikua shume, nuk pranoi te leshoje pamjet e kamerave te asaj nate.

Shume nepunes civile, mesues, avokate, punonjes sociale, financiere, llogaritare, studente te shkollave te mesme dhe profesioniste te mjekesise kane shprehur mbeshtetje per levizjen kunder ekstradimit ne gusht duke mbajtur marshime apo mitingje. Njerezit ne Hong Kong gjithashtu organizuan mitingje te ndryshme per te protestuar kunder dhunes seksuale qe, ne baze te disa deshmive dhe pamjeve filmike, mendohet se eshte ushtruar nga policia mbi disa nga protestueset femra, per te denuar kompanine ajrore Cathay Pacific per perhapjen e terrorit te bardhe ne qasjen e saj te ashper ndaj pjesetareve te stafit qe moren pjese ne protesta dhe per ti kerkuar Mbreterise se Bashkuar dhe SHBA te mbeshtesin levizjen.

                                     

3.4. Historia Shtator 2019: Terheqja e projekt-ligjit te ekstradimit

Me 1 shtator, shenjestra e protestuesve ishte Aeroporti Nderkombetar i Hong Kongut. Qindra protestues u nisen drejt distriktit fqinj Tung Chung, dhe me transportin e pezulluar nga MTR, disa protestues ecen pergjate nje rruge prej 15 km ne autostrade drejt zones urbane nga Ishulli Lantau. Evakuimi masiv u quajt nga disa media si Dunkirk i Hong Kongut".

Me 2 dhe 3 Shtator, mijera studente te shkollave dhe te universiteteve bojkotuan klasat ne dy ditet e para te vitit te ri shkollor per tu bashkuar me protestat. Aksionet e policise prane shkollave dhe pergjigjet e disa shkollave ndaj bojkotimeve te klases moren vemendjen e publikut. Tubime u mbajten ne ishullin Hong Kong per njerezit qe moren pjese ne greven e pergjithshme. Protestuesit rrethuan stacionin e policise Mong Kok nga 2 deri ne 6 shtator per kater dite rresht per te denuar brutalitetin e policise ne 31 gusht dhe per ti kerkuar Korporates MTR te leshonte pamjet filmike te asaj nate. Nje person u godit nga policia dhe per pasoje mbeti pa ndjenja me 3 shtator.

Po me 2 shtator, Reuters mori nje pergjim audio ne te cilin Carrie Lam pranonte ajo kishte nje hapesire "shume te kufizuar" per te manovruar midis Qeverise Qendrore te Popullit dhe asaj te Hong Kongut, dhe se ajo do te jepte doreheqjen nese do te kishte patur mundesi zgjedhjeje. Megjithate, te nesermen ajo u tha mediave se ajo kurre nuk kishte ofruar doreheqjen e saj.

Me 4 shtator, Carrie Lam njoftoi se do te terhiqte zyrtarisht projektligjin e ekstradimit, dhe se do te marre masa te tilla si prezantimi i anetareve te rinj ne Keshillin e Pavarur te Ankesave ndaj Policise, angazhimi ne dialog ne nje nivel komuniteti dhe ftese drejtuar akademikeve per te vleresuar problemet e rrenjosura thelle ne Hong Kong. Sidoqofte, protestuesit dhe demokratet ishin shprehur me pare se nje leshim i pjesshem nuk do te pranohej dhe pohuan se te pese kerkesat thelbesore duhet te plotesohen. Terheqja e projekt-ligjit nga Lam u kritikua gjithashtu si "shume pak, shume vone".



                                     

4. Taktikat dhe metodat

Protestat e Hong Kongut te vitit 2019 jane pershkruar kryesisht si "pa lider", edhe pse Fronti i te Drejtave Civile te Njeriut organizoi disa marshime dhe mitingje. Asnje grup apo parti politike nuk ka marre persiper udheheqjen e levizjes. Ata kryesisht luajten nje rol mbeshtetes, ne raste te tilla si aplikimi per te marre leje nga policia per zhvillimin e protestave apo mbikeqyrja e konflikteve midis protestuesve dhe oficereve te policise. Pjesa me e madhe e protestuesve perdoren LIHKG, nje forum online i ngjashem me Reddit, si dhe Telegram, nje sherbim opsional i mesazheve te koduara nga fundi ne fund, per te komunikuar dhe hedhur ide per protestat dhe per marrjen e vendimeve kolektive.

Protestuesit gjithashtu mbeshtesin disa praktika. E para ishte "ji uje", qe e ka origjinen nga filozofia e Bruce Lee. Protestuesit shpesh levizin ne vende te ndryshme dhe me shkathtesi ne menyre qe policia ta kete me te veshtire te pergjigjet. Protestuesit shpesh terhiqen kur mberrin policia dhe shfaqeshin menjehere diku tjeter. Ne dallim nga protestat e meparshme, te cilat kane qene te kufizuara ne ishullin Hong Kong, protestat e vitit 2019 jane zhvilluar ne shume vende, duke perfshire mbi 20 lagje te ndryshme pergjate ishullit Hong Kong, Kowloon dhe Territoret e Reja. Per me teper, protestuesit adoptuan metoden e bllokut te zi. Ata mbajne kryesisht maska te zeza per tu mbrojtur nga gazi lotsjelles dhe per te fshehur identitetet e tyre. Per me teper, protestuesit perdoren nje sere metodash per te kundershtuar forcen e policise. Ata perdoren tregues lazer per te shperqendruar oficeret e policise, sperkaten me boje kamerat e mbikeqyrjes dhe hapen cadrat per te mbrojtur dhe fshehur identitetet e grupit ne veprim dhe per te mposhtur teknologjite e njohjes se fytyres.

Ekzistojne kryesisht dy grupe te protestuesve, perkatesisht grupi "paqesor" dhe protestuesit "racional dhe jo te dhunshem". "Grupi paqesor" merr pjese ne menyra te ndryshme. Disa brohorasin parulla, siç jane "njerezit e Hong Kongut, vazhdoni keshtu", "pese kerkesat thelbesore, ne nuk do te pranojme asgje me pak", dhe "çlironi Hong Kongun, revolucioni i koherave tona"; dhe kendojne kenge te tilla si Kendoji Hallelujah Zotit dhe "A i degjon njerezit qe kendojne ". Disa prej tyre u bene mjeke vullnetare, disa filluan greva urie, te tjere formuan zinxhire njerezore, filluan fushata peticionesh, organizuan greva te pergjithshme, nisen bojkote kunder dyqaneve dhe organizatave pro-Pekinit dhe ngriten Muret Lenon ne rrethe dhe lagje te ndryshme te Hong Kongut. Nga ana tjeter, protestuesit me radikale fiken gazin lotsjelles, u ndeshen me policine, rrethuan stacionet e policise, ngriten barrikada ne rruge, iu hodhen bombolat e gazit lotsjelles policeve, organizuan okupimin e shpejte te rrugeve kryesore prane Tunelit Cross-Harbour, dhe nganjehere kryen akte vandalizmi duke sperkatur mbishkrime, duke hedhur veze ne zyrat e ligjvenesve pro-Pekinit, duke demtuar portat brenda stacioneve te MTR-se, duke hedhur tulla dhe duke kryer zjarrvenie. Disa protestues gjithashtu u perpoqen te nxirrnin te dhenat personale te oficereve te policise ne internet. NYT raportoi se informacionet personale te oficereve dhe fotot intime te anetareve te familjes se tyre ishin postuar ne menyre te perseritur ne nje kanal ne Telegram te quajtur Dadfindboy me gjuhe "hokatare, mizore dhe profane". Qe nga 28 gushti 2019, Komisioneri i Privatesise per te Dhenat Personale PCPD kishte transferuar qindra raste te ngacmimit ne internet dhe nxjerrjesh te dhenave personale ne polici per hetim. Sidoqofte, pavaresisht ndryshimit ne metoda, te dy grupet nuk kane pranuar te denojne ose kritikojne njeri-tjetrin. Parimi ishte praktika "Mos u Ndaj", e cila kishte per qellim promovimin e respektit te ndersjelle per pikepamjet e ndryshme brenda te njejtes levizjeje proteste.

Per te rritur ndergjegjesimin per kerkesat e tyre, qytetaret gjithashtu kane mbledhur fonde per te vendosur reklama ne gazetat kryesore nderkombetare, dhe kane valevitur flamurin e SHBA dhe ate te Mbreterise se Bashkuar. Protestuesit gjithashtu organizojne konferenca per shtyp per te "transmetuar zerat e paperfaqesuar" dhe perspektivat e tyre ndaj publikut per te kundershtuar konferencat e policise dhe qeverise. Protestuesit gjithashtu jane perpjekur te informojne turistet per protestat e Hong Kongut duke organizuar protesta ne forme uljeje ne Aeroportin nderkombetar te Hong Kongut dhe duke perdorur funksionin AirDrop te pajisjeve Apple per te transmetuar informacione mbi projekt-ligjin kunder ekstradimit per publikun dhe turistet nga kontinenti kinez Meme-ja e Internetit Bretkosa Pepe eshte perdorur gjeresisht si nje simbol i lirise dhe rezistences, dhe fushata #Eye4HK, e cila tregoi solidaritet per nje femer, syri i se ciles humbi funksionin per shkak te goditjes me nje plumb gome te qelluar nga policia, fitoi vemendje nderkombetare ne te gjithe boten



                                     

5. Vetevrasjet

Pati pese raste vetevrasjesh te lidhura ngushte me protestat kunder projekt-ligjit te ekstradimit, dhe tre te tjera te shkaktuara nga ngjarje qe lidhen me projekt-ligjin e ekstradimit dhe ngjarjet qe pasojne ate. Secili person kishte lene nje shenim para se te vetevritej, ku shkruhej se zhgenjehej nga qeveria e papergjegjshme dhe e pazgjedhur me votat e popullit dhe nga kembengulja e zyrtareve per te sunduar permes projekt-ligjit per ekstradimin; shumica e individeve shprehen deshperim ndersa u kerkuan bashkekombasve te tjere te vazhdonin luften e nisur dhe per ta. Nje shenim madje thoshte: "Ajo qe i duhet Hong Kongut eshte nje revolucion".

Personi i pare kreu vetevrasje me 15 qershor. 35-vjeçari Marco Leung Ling-kit u ngjit ne podiumin e ngritur ne çatine e Pacific Place, nje qender tregtare ne Admiraliat ne 16:30, i veshur me nje mushama te verdhe me fjalet "Policia brutale eshte gjakftohte" dhe "Carrie Lam po e vret Hong Kongun" ne gjuhen kineze te shkruara ne pjesen e pasme te saj, ai ngriti nje flamur ne skele me disa parulla kunder ligjit te ekstradimit. Pas nje qendrimi atje prej pese-oresh, gjate te cilit oficeret e policise dhe ligjvenesi i Partise Demokratike Roy Kwong u perpoqen ta bindnin qe te zbriste poshte, Leung u hodh duke gjetur menjehere vdekjen dhe duke iu shmangur nje dysheku te,vendosur nga zjarrfikesit.

Nje memorial u ngrit ne vendin e ngjarjes menjehere pas kesaj; Ai Weiwei ndau lajmin ne faqen e tij ne Instagram, ndersa satiristi kinez Badiucao nderoi te vdekurin me nje karikature. Te enjten 11 korrik u mbajt nje tjeter manifestim i heshtur, ne te cilin mijera moren pjese duke vendosur luledielli ne vendin perkujtimor. Artistet ne Prage nderuan gjithashtu ngjarjen dhe pikturuan nje memorial ne Murin Lennon ne Republiken Ceke, duke pikturuar nje mushama te verdhe bashkangjitur me disa shprehje ngushelluese.

Nje studente 21-vjeçare e Universitetit te Edukimit ne Hong Kong, e quajtur Lo Hiu-yan, kreu vetevrasje duke u hedhur nga ndertesa e Ka Fuk Estate ne Fanling me 29 qershor. Ajo kishte lene dy shenime te shkruara ne nje mur shkallesh me stilolaps te kuq dhe kishte hedhur fotografi te shenimit te saj ne Instagram. Nje vetevrasje e trete ndodhi te nesermen kur nje grua 29-vjeçare, Zhita Wu, u hodh nga Qendra Nderkombetare Financiare. Me 4 korrik, nje grua 28-vjeçare e identifikuar vetem me mbiemrin Mak vdiq pasi u hodh nga nje ndertese ne Cheung Sha Wan. Nje vetevrasje e peste ka ndodhur ne 22 korrik, ku nje burre 26-vjeçar i identifikuar me mbiemrin Fan vdiq pasi u hodh nga ndertesa e Shtepise Cypress, Kwong Yuen Estate pas nje debati me prinderit e tij lidhur me pikepamjet e tij politike qe kishte bere qe keda te fundit ta debonin nga shtepia. Fqinjet e Fan lane lule prane vendit.

                                     

6. Akuzat per sjellje te keqe nga policia dhe protestuesit

Gjate protestave, Forca e Policise se Hong Kongut eshte akuzuar per sjellje te keqija dhe aspak profesionale ne disa raste. Keshilli i Pavarur i Ankesave ndaj Policise IPCC ka filluar hetimet mbi dyshimet mbi sjelljen e policise ne protesta, edhe pse protestuesit kerkojne krijimin e nje komisioni te pavarur hetimi, pasi anetaret e IPCC jane kryesisht pro-kineze. Carrie Lam e ka refuzuar kete kerkese dhe kinse ka pohuar se ajo nuk do ta "tradhtonte" Forcen.

Policia e Hong Kongut eshte akuzuar per perdorim te forces se tepert dhe mos zbatimin e udhezimeve te sigurise te nxjerra nga prodhuesit e armeve, te tilla si perdorimi i plumbave te gomes ne menyre te rrezikshme duke shenjestruar horizontalisht dhe targetimi i kokave dhe qafave te protestuesve. Perdorimi i saj i plumbave te gomes demtoi rende syrin e nje protestueseje femer, dhe perdorimi i plumbave te piperit nga ana e policise ne stacionin Tai Koo u pershkrua si "te shtena me stil ekzekutimi". Policia kembenguli se perdorimi i tyre ishte ne perputhje me standardet nderkombetare dhe se plagosja e protestueses nuk ishte shkaktuar nga policia. Perdorimi i gazit lotsjelles u kritikua per shkeljen e udhezimeve nderkombetare te sigurise, pasi policia u pa duke e perdorur ate si nje arme sulmi, duke e hedhur ate brenda stacionit Kwai Fong. Kritika pati dhe mbi perdorimin e gazit lotsjelles te skaduar, i cili mund te leshoje gazra toksik te tille si fosgjeni dhe cianidi pas djegies sipas akademikeve. Perdorimi i tij ne zona shume te populluara ne te cilat strehohen te moshuar, femije dhe kafshe shtepiake gjithashtu terhoqen kritika nga banoret e prekur. Disa kalimtare te ndodhur rastesisht ne vendin e protestave u rrahen ose goditen nga oficeret, dhe operacionet ne New Town Plaza, stacionet Yuen Long, Tai Koo, Kwai Fong dhe Prince Edward, ku skuadra e STS sulmoi udhetaret ne nje tren, gjykohen si dhunim i sigurise publike nga protestuesit dhe pan-demokratet.

Bllokimi i protestuesve nga ana e policise brenda nje gendre tregtare gjate protestave ne Sha Tin, vendosja e oficereve te infiltruar, manipulimi i provave, mohimi i sherbimeve te ndihmes se pare per te plagosurit, dhe menyra se i policia shfaqi shenjat paralajmeruese ishin gjithashtu te diskutueshme. Meqenese disa oficere policie nuk mbanin uniforma me numrat e identifikimit ose nuk arriten te shfaqnin kartat e tyre te urdhrit, ishte e veshtire per qytetaret te paraqisnin ankesa. Policia u akuzua gjithashtu per perdorimin e forces se tepruar ndaj te arrestuarve tashme te nenshtruar. Pati raportime qe akuzonin policine se ka keqtrajtuar te arrestuarit ne Qendren e mbajtjes se tyre ne San Uk Ling. Disa te arrestuar pretendojne se jane abuzuar seksualisht, dhe nje protestueseje iu ekspozuan pjeset e saj intime gjate arrestimit. Disa te arrestuar raportuan se policia u kishte mohuar atyre mundesine per te patur nje avokat.

Policia eshte akuzuar per nderhyrje ne lirine e shtypit, plagosjen e gazetareve dhe pengimin e tyre gjate protestave te ndryshme. Policia gjithashtu eshte akuzuar per perhapjen e terrorit te bardhe duke kryer arrestime ne spital, ndalimin e disa kerkesave per demonstrata dhe arrestimin e shume aktivisteve te profilit te larte, perfshire Joshua Wong dhe Agnes Chow. Mosnderhyrja e saj gjate hyrjes me force te protestuesve ne kompleksin e Keshillit Legjislativ u kritikua nga opinionisti John Burns i Hong Kong Free Press si nje veprim per te diskredituar protestuesit. Pergjigja e saj e ngadalte ndaj sulmeve ne Yuen Long dhe Piken Veriore nxiti akuza se policia ishte e lidhur me anetaret e triades. Disa avokate kane theksuar se refuzimi i policise per te ndihmuar viktimat duke mbyllur dyert e stacioneve te aferta te policise gjate sulmeve ne Yuen Long mund te jete nje shkelje e kushtetutes ne zyrat publike. Policia i ka mohuar te gjitha keto akuza.

U kritikua edhe sjellja personale e disa oficereve. Disa oficere me uniforme perdoren gjuhe fyese per te ngacmuar protestuesit dhe gazetaret. Gjate protestave ne Kowloon, nje oficer provokoi protestuesit, duke u kerkuar atyre qe te "perleshen" me te. Shoqata e Oficereve te Policise gjithashtu perdori termin "furrtare" per te pershkruar protestuesit radikale - perdorimi i te cilit ka qene historikisht i diskutueshem, pasi eshte perdorur per te pershkruar njerezit qe shiheshin si inferiore gjate Luftes se Dyte Boterore dhe genocidit te Ruandes.

Nga ana tjeter, protestuesit jane akuzuar per perdorim te dhunes, vandalizmit dhe zjarrvenies ne perballjet me policine. Dhuna, vandalizmi dhe zjarrvenia jane raportuar qe ne 21 qershor 2019, kur protestuesit vandalizuan stacionin policor Tuen Mun, dhe me pas evoluan ne ate qe South China Morning Post e pershkroi si "nje model tanime te njohur". Perballjet e dhunshme kane çuar ne raporte te shumta per plagosje te policise dhe police individuale te sulmuar gjate protestave. Nje oficer policie qelloi me nje goditje paralajmeruese ne 30 gusht 2019 pasi u sulmua nga nje grup protestuesish.

Pjesa me e madhe e dhunes dhe vandalizmit ka ndodhur gjate perleshjeve me policine. Megjithate, ajo u eshte drejtuar gjithashtu politikaneve pro-Pekinit dhe shenjestrave te tjera. Protestuesit pushtuan dhe vandalizuan Kompleksin e Keshillit Legjislativ dhe shtyne tutje ligjvenesit opozitare qe u perpoqen t’i ndalonin ata. Ne incidente te ndara, disa persona hodhen flamurin kombetar kinez ne ujerat e portit Viktoria, demtuan pajisjet ne stacionet e MTR-se dhe vandalizuan zyrat e ligjvenesve pro-kineze. Protestuesit u denoncuan nga Shoqata e Oficereve te Policise per vandalizimin e varreve te prinderve te ligjvenesit pro-kinez Junius Ho. Por ka zera qe thone se dhunimi i varreve u krye nga anetare te triades te cilet Ho nuk arriti t’i paguante per sulmin ne Yuen Long.

Lagjet e sherbimeve te disiplines ku jetojne familjet e oficereve te sherbimit te sigurimit gjithashtu u vandalizuan, dhe shprehje kercenuese dhe abuzuese si "Aksidente do tu ndodhin grave dhe vajzave tuaja", "Shtepi te mafies", "Shtepi te qenve", "Gruaja e lire per perdorim" u sperkaten ne mure. Anetaret e dyshuar te triades dhe kalimtaret e pafajshem gjithashtu u bene viktima ne raste te shumta. Dy udhetare nga kontinenti kinez, te cilet protestuesit i akuzuan per lidhje me qeverine kineze, u vecuan dhe u sulmuan me force nga protestuesit.

Fushata abusive turperuese te mbeshtetura nga publikimi i paautorizuar i te dhenave personale te pjesetareve te policise dhe familjareve te tyre jane zhvilluar kunder policise dhe mbeshtetesve te tyre. The New York Times raportoi se nje kanal ne rrjetin social Telegram, i quajtur" Dadfindboy” ishte perdorur per te publikuar te dhenat personale te oficereve te policise. Foto dhe te dhena personale te pjesetareve te familjes u publikuan duke u shoqeruar me gjuhe abuzive. Kanali kishte me teper se 50000 pjesetare dhe bente thirrje per dhune kunder policise. Informacioni personal i qindra oficereve te policise dhe pjesetareve te familjeve te tyre u publikua online qe me 19 qershor te ketij viti. Ne 28 gusht, Zyra e Komisionerit te Privacise per te Dhenat Personale PCPD ka rekomanduar nisjen e nje hetimi mbi qindra raste qe perfshijne daljen e paautorizuar te dhenave personale shoqeruar nga tallja online e policise dhe familjeve te tyre, disa prej te cilave perfshinin mesazhe kercenuese drejtuar femijeve te oficereve te policies. Informacionet persnale te disa prej punonjesve te MTR-se gjithashtu u publikuan ne rrjetet sociale, nga persona qe pretendonin te ishin simpatizante te protestuesve, duke cuar keshtu ne abuzim dhe ngacmim ndaj ketyre punonjesve.

                                     

7. Reagime

Si rezultat i protestave, shume shtete kane leshuar paralajmerime udhetimi per Hong Kongun. Demonstrata si reagim ndaj protestave jane zhvilluar ne vende ne te gjithe boten, perfshire Berlinin, Kanberran, Frankfurtin, Londren, Nju Jorkun, San Franciskon, Sidnein, Taipein, Tokion, Toronton dhe Vankuverin.

Qeveria kineze ka shprehur kundershtimin e saj ndaj protestave, ndersa ka marre masa kunder protestave dhe mbeshtetesve te tyre. Protestat jane pershkruar nga qeveria dhe media kineze si trazira te separatizmit te mbeshtetura nga forcat e huaja.

                                     

8. Lidhje te jashtme

  • Pse Ne Hyme me Force ne Parlamentin e Hong Kongut - Filmi i shkurter dokumentar 5 min. BBC. 1 gusht 2019.
  • Luftoni per Liri: Qendroni me Hong Kongun - Therrisni per Solidaritet dhe Historia e Deklarates se Perbashket
  • Si nje projekt-ligj ekstradimi u be nje Linje e Kuqe per njerezit e Hong Kongut - Podcast 33 min. Foreign Policy. 14 qershor 2019.
  • Levizja Lironi Hong Kongun: Qendroni me ne G20 - Leter e Hapur dhe Axhenda