ⓘ Marrëdhëniet Iliro-Helene në lashtësi. Vendosja e kolonive helene ne bregdetin Ilir eshte pjese e drejtimit te levizjes kolonizuese helene, ne te cilen me aktiv ..

                                     

ⓘ Marrëdhëniet Iliro-Helene në lashtësi

Vendosja e kolonive helene ne bregdetin Ilir eshte pjese e drejtimit te levizjes kolonizuese helene, ne te cilen me aktiv u tregua Korinti. Kjo dukuri u zhvillua, nga njera ane, me shtytjen e faktoreve ekonomike e shoqerore te metropoleve dhe, nga ana tjeter, qe nje hap i metejshem ne perfshirjen e zonave ilire ne sferen e ekonomise se Mesdheut. Kolonite me te hershme u vendosen ne tokat e Ilirise se Jugut. Keto zona te banuara nga iliret kishin marredhenie tregtare me vendet e Greqise qe nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi nje baze me te gjere ne kushtet e shthurjes se rendit fisnor tek iliret. Vendosja dhe zhvillimi i metejshem i kolonive ka qene pasoje e ketij procesi. Ne fillim u vendosen prane vendbanimeve ilire pikat tregtare, te cilat me zhvillimin e metejshem te marredhenieve me brendatoken ilire u populluan nga grupe kolonistesh helene dhe u kthyen ne qendra te shperngulurish apoike te metropoleve greke.

Kolonia me e hershme u vendos ne vitin 737 ne ishullin e Korkyres, qe banohej atehere nga liburnet. Nga ketej nje vale kolonistesh u vendosen ne Dyrrah 627 p.e.sone, ka shume gjase edhe me heret. Apolonia, e cila u themelua ne vitin 588, ngjan te kete qene populluar nga koloniste te ardhur nga Dyrrahu. Per gjithe kohen antike midis dy qyteteve u mbajten lidhje te ngushta ekonomike dhe politike, qe jane karakteristike per marredheniet midis metropoleve dhe apoikeve. Ne te njejten kohe me Apolonine u formua nga banoret te ardhur nga Eubea edhe kolonia helene ne Orik, e cila per vete mundesite e kufizuara te kontakteve me prapatoken ilire nuk arriti kurre rendesine ekonomike, as edhe famen e dy kolonive te tjera. Kaluan edhe dy shekuj te tjere derisa kolonistet helene te ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilise dhe Knidi te vendoseshin ne ishujt e Ilirise se Veriut, ku themeluan Faron sot Hvar, Isen sot Vish dhe Korkyren e Zeze sot Korculla.

Ne fillimet e veprimtarise se kolonive peshen kryesore ne ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqesore, lende druri dhe minerale per nevojat e metropoleve, kundrejt shkembimit mall me mall me prodhime te zejtarise. Por ne shek. V p.e.sone kolonite e bregdetit ilir nuk jane me shtojca te ekonomise e furnizuese te thjeshta lendesh te para te qyteteve mema. Prodhimi lokal, i mbeshtetur kryesisht ne shfrytezimin e punes se sklleverve, arrin ne kete periudhe nje shkalle te tille zhvillimi saqe ishte ne gjendje te mbulonte jo vetem kerkesat e popullsise se ketyre qyteteve, por edhe te botes ilire perreth, gjalleruese dhe nxitese e drejtperdrejte e ketij zhvillimi. Importimet nga qytetet mema dhe Greqia u kufizuan kryesisht ne sendet e luksit dhe ne veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njesi ekonomike krejt te pavarura, duke e shprehur kete edhe ne prerjen e monedhave te tyre te veçanta.

Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve te konsumit te gjere: qeramika, veglat e punes, armet qe hidheshin ne tregun e brendshem dhe ne ate te prapatokes. Punishtet e prodhimit te gjere te eneve prej balte, te tjegullave te tullave, te punimit te gurit etj., ishin prona te skllavopronareve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.

Ne marredheniet tregtare me boten ilire, veç prodhimeve bujqesore e blegtorale, lendes se drurit per ndertimin e anijeve dhe sklleverve, per te cilat tregu grek kishte mungese, vemendja e kolonisteve u perqendrua ne pasurite minerale te Ilirise se Jugut. Ne shkrirjen dhe ne perpunimin e hekurit, te bakrit dhe te argjendit, iliret kishin nje pervoje shekullore, nga e cila perfituan edhe kolonistet. Veçanerisht eksportimi i argjendit qe nxirrej nga minierat e pirusteve dhe te Dardanise, u be nje nga burimet kryesore te pasurimit te lulezimit te dy kolonive te medha, Dyrrahut dhe Apolonise. Ai eksportohej kryesisht ne formen e monedhave, te cilat gjeten nje perkrahje te gjere ne krahinat e aferta dhe te largeta ilire.

Per te nxjerre fitime sa me te medha nga marredheniet tregtare me iliret, sidomos nga tregtia me shumice e lendeve te para, e gjithe kjo veprimtari kryhej nepermjet nje perfaqesuesi te veçante te kolonive, te quajtur poleti.

Duke qene se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqesia e blegtoria zinte ne to nje vend te dores se dyte. Ne rrethet e aferta te qytetit pronaret e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me siperfaqe e prodhim te kufizuar, sepse kufiri me iliret nuk shtrihej shume larg mureve te qytetit.