ⓘ Risto Siliqi. Leu ne Shkoder, ne gjirin e nje familjeje te thjeshte, i ati Llazari ishte furrtar. Ndoqi mesimet fillore ne shkollen e gjuhes serbe ne qytet dhe ..

                                     

ⓘ Risto Siliqi

Leu ne Shkoder, ne gjirin e nje familjeje te thjeshte, i ati Llazari ishte furrtar. Ndoqi mesimet fillore ne shkollen e gjuhes serbe ne qytet dhe pas saj Ruzhdijen shkollen e mesme osmane e qytetit, ku spikati me qendrimet e tij antiosmane. Per pak pa u arrestuar, familja e tij e shpuri ne Cetinje, ku edhe tre vellezerit e tjere te tij ishin vendosur. Siliqi nuk rreshti se perhapur qendrimet e tij nacionaliste edhe pergjate 10 viteve ne syrgjyn. Bashke me vellezerit hapi nje hotel te vogel me emrin "Albania", ku u be nje vendtubim per çeshtjet patriotike. Ai udhetoi edhe ne Rumani e Bullgari per te takuar mergimtaret shqiptare atje.

Siliqi mori pjese aktivisht ne Kryengritjen e Malesise se Madhe me 1911 dhe ishte se bashku me Hile Mosin e Luigj Gurakuqin anetar i Komitetit Shqiptar. Mori pjese ne kuvendin e bere ne Greçe ku u vendos per memorandumin e quajtur "Libri i Kuq". Lufta e Pare Ballkanike e gjeti ne Cetinje, ku pasi u informua nga sherbimet sekrete austriake se do te arrestohej bashke me emigrantet e tjere, shkoi ne Kotorr. Bashke me te tjeret, u kthye ne Shkoder me 1913 me nje anije austriake. Gjykata malazeze nderkohe e denoi me vdekje ne mungese si "armik i shtetit malazez".

Gjendja politike ne Shkoder ishte gjithashtu e trazuar, ne mesin e shume fushendikimeve te lidhura me koniukturat e huaja Siliqi arrin te themeloje klubin patriotik "Lidhja Shqiptare" dhe qe redaktor i organit te shtypit Shqypnija Re me drejtor Hile Mosin e visartar Karl Sumen. Siliqi hoqi dore nga "Lidhja Shqiptare" prej mosdakordesise se tij per faktin se iu be thirrje Malit te Zi per ndihme ushtarake ne shtypjen e elementeve esadiste e pro-osmane ne Shkoder. Ai iu bashkua njesive vullnetare qe shkuan ne Durres ne ndihme te Princ Vidit kunder Kryengritjes Myslimane ne Shqiperine e Mesme. Pushtimi malazez i Shkodres me 1914 e gjeti Siliqin; u arrestua me tu pare, se bashku me te tjere si Gurakuqi, iu be gjyqi me shpejtesi dhe u denuan me vdekje. Ofensiva austro-hungareze kunder Malit te Zi dhe kapitullimi i ketij te fundit, i shpetuan jeten.

Nga pikepamja profesionale, Siliqi kishte nisur punen si avokat, fushe te ciles iu perqendrua nga fundi i Luftes se Pare Boterore. Pas bashkimit te Shkodres me qeverine e dalur nga Kongresi i Lushnjes, me 1921 Siliqi shkoi me pune ne Vlore si gjykates dhe me 1923 u emerua Sekretar i Pare i Ministrise se Drejtesise. Pas 1924 nuk u perfshi me ne politike dhe punoi si avokat deri kur nderroi jete me 1 maj 1936.

Ne emer te djelmise shkodrane, profesor Ernest Koliqi me nje oratori te veçante theksoi vlerat e verteta ne Shqiperi e mergim te Risto Siliqit, pjesemarrjen e tij ne kryengritjet kombetare te veriut, duke e krahasuar me vjershetorin shkodran Vaso Pashen, dhe me Naim Frasherin. Ai e cilesoi Riston si nje poet me ndjenje te holle e gazetar me kurajo dhe ne fund theksoi zotesine dhe ndershmerine e tij si avokat. Shume njerez te famshem jane interesuar e kane shkruar me pas per Riston Siliqin. Mes tyre edhe poeti Lasgush Poradeci shkroi disa artikuj ne shtypin e kohes per Riston si poet e atdhetar, si dhe nje balade te titulluar" Mbi ta”. Familja e tij ka mbledhur gjithe poezite dhe publicistiken ne nje liber te ri te botuar ne 1998, me titull" Rreze Agimi”.

                                     

1. Veprimtaria letrare

Libri i tij" Pasqyra e diteve te pergjakshme” ruhet sot ne Muzeun Kombetar, dhe perben nje veper dokumentare-letrare, ku detajohen kryengritja e Kosoves e 1910 dhe ajo e Malesise se Mbishkodres ne 1911, paraqiten te dhena per udheheqesit e luftes, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Dede Gjo Luli etj. Ristoja i ka pershkruar keto luftera me aq vertetesi, pasi ishte vete pjesemarres me arme ne dore duke luftuar kunder armiqve te shumte te asaj kohe. Tematika e vjershave te tij eshte atdhetare dhe shoqerore. Ai levron edhe vjershen satirike. Krijimtaria e tij poetike shquhet per idete demokratike, per simpatine ndaj luftetareve te thjeshte malesore, per dufin luftarak, thjeshtesine, ndikimin e frytshem nga poezia popullore. Vleren artistike poesise se tij ia zbehin notat retorike, qe vihen re here pas here dhe gjuha e paperpunuar. Megjithate ka vjersha shprehese si "Tradhtareve te kombit" dhe "Mehmet Shpendi" ku portreti i trimit qe i dha emrin vjershes, jepet me force epike dhe ngjyra legjendare.

Kur nuk gjendet zbathe e zdeshun Por gjithmon gatue per prite. Nzheg e nshi e nbore e breshen shtati i tij gjithmone vadite.

Shpesh Siliqi i nderthur motivin atdhetar me ate shoqeror. Poemthi "Luftetari yne" eshte i afert per nga tematika me vjershen "Shperblimi" te Asdrenit dhe "I mbetuni" te Mjedes. Heroi i tij eshte nje fshatar i varfer qe, per lirine e atdheut, rremben pushken dhe jep jeten ne lufte. Poeti proteston kunder klasave te pasura qe i lane femijet e ketyre luftetareve pa mbrojtje:

Dyert te huaja te kerkojne Per nje koje buke te thate!

Protesta ndaj padrejtesive shoqerore ndihet edhe ne krijime te tjera te fundit te R.Siliqit sidomos ne vjershen e gjate "Burim poetik". Vepra me e njohur e R. Siliqit dhe me e realizuara eshte poemthi lirik "Mrika ne shkangull". Ketu gjejme shfaqe spontane te realizmit, edhe pse vepra ne teresine e saj eshte romantike. Mrika, nje vajze e re, e çilter, plot endrra, gabon ne dashuri dhe i jep fund jetes. Poeti e mbron forcen e dashurise, deshiren per lumturi dhe proteston kunder shoqerise patriarkale e hipokrite, qe me zakonet e saj te egra behet e pameshirshme ndaj te pafajshmeve. Vepra, perveç mendimit teper te avancuar per kohen ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur ketu nje thjeshtesi dhe natyrshmeri, nje ngrohtesi ndjenje qe u mungon krijimeve te tjera. Poema spikat per vezhgimet e holla psikologjike qe ndriçojne boten shpirterore te heroines. Tablote e natyres, plot embelsi e hijeshi, me ngjyra romantike, jane ne funksion te ndjenjave te protagonistes. Poema eshte e llojit shoqeror-psikologjik.

                                     

2. Referimet

Burimet

  • Fullani, Dhimiter 1956. Instituti i Shkencave i R.P.Sh. - Instituti i Historise dhe Gjuhesise red. Risto Siliqi, Vepra te zgjedhura. Tirana: Ndermarrja Shteterore e Botimeve. OCLC 28785865.