ⓘ Ymer Berisha. U lind me 13 maj 1912 nё fshat Gjurgjevik te Madh, ne Prekorube te Rrafshit te Dukagjinit, i biri i Shaban Berishes dhe Fazes se Jetish Tafilit pr ..

                                     

ⓘ Ymer Berisha

U lind me 13 maj 1912 nё fshat Gjurgjevik te Madh, ne Prekorube te Rrafshit te Dukagjinit, i biri i Shaban Berishes dhe Fazes se Jetish Tafilit prej Turiçefcit te Drenices. Pasi i ati kishte vrare kryetarin e komunes se Zllakuqanit, Den Ribaçin, detyrohet te kaloje ne territorin e shtetit shqiptar se bashku me familjen, kur Ymeri ishte ende 7 vjeç.

Ne fillim vendosen ne Krume dhe me pas ne Fushe Kruje, ku Ymeri ndoqi shkollen fillore dhe me pas Normalen e Elbasanit me 1932. Me tej me burse te shtetit shqiptar ndoqi shkollen e larte ne Itali, ku u diplomua per Histori e Gjeografi ne fakultetin e shkencave natyrore te universitetit te Firences me 1936. Me tej u regjistrua ne Akademine Ushtarake te Romes, prej ku doli me graden major kembesorie. Percillet se shkoi edhe ne Sorbone per te studjuar filologji, por nuk dihet sa ndenjti.

Me pushtimin italian te Shqiperise, u kthye dhe punoi si arsimtar ne fshatrat e Fushe Krujes, Kukesit, Peshkopise, Lushnjes, Beratit. Ne te gjitha keto lokalitete ai formoi koleksione muzeale, grumbulloi lende arkeologjike, mblodhi dhe botoi lende folklorike ne revisten "Visaret e Kombit”.

Pas pushtimit te Jugosllavise nga Gjermania Naziste dhe hyrjes se administrates shqiptare ne Tokat e Lirueme, mё 1941 u hap normalja ”Sami Frashёri” nё Prishtinё. Aty Berisha dha gjuhe e letersi shqipe dhe histori. Me 12 shtator 1943 themeloi organizaten politike e ushtarake "Besa Kombetare" me metimin per bashkimin te gjitha trojeve shqiptare.

Nga nёntori i vitit 1944 doli nё ilegalitet, formoi organizatёn ”Besa kombёtare” dhe u shqua si ideolog i qёndresёs sё armatosur pёr mbrojtjen e kufijve dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Pas terheqjes graduale gjermane, Berisha punon per mbajtjen e kuvendeve ku te koordinoheshin veprimet per luftimin e rrezikut komunist. Pas nje aktiviteti ne fshatrat e Gjakoves, me 10 korrik te vitit 1946 ne malet e Hereçit te Gjakoves, i rrethuar nga forcat te ashtuquajtures" Mbrojtja popullore dhe e milicise jugosllave”, u vra ne udhetim e siper per ne Kongresin V te ONDSH-se, qe mbahej ne Lipovice.

Se bashku me percjelljen bejne rezistence, per te dale nga rrethimi. Por prof. Ymer Berisha vritet me 8 patriote, dhe 12 te tjere plagosen rende. Se bashku me ta vritet edhe mesuesi Fehmi Kura.