ⓘ Dorët. Doret ishin popull i vendosur ne Greqine antike me origjine indoevropiane. Termini Dori ka kuptimin e fjales Luftetar me Shtize ne fakt ky popull parapel ..

                                     

ⓘ Dorët

Doret ishin popull i vendosur ne Greqine antike me origjine indoevropiane. Termini Dori ka kuptimin e fjales Luftetar me Shtize ne fakt ky popull parapelqente dyluftimet me shtiza.

Sipas disa historianeve ky popull nuk mund te konsiderohet race me prejardhje helene. Por sipas historise Doret emeruan perendine e tyre Doro nje nga femijet te Elenos, i cili konsiderohet babai i Eleneve.

Doret i perkasin fiseve te fundit qe erdhen nga veriu dhe lindja per te pushtuar gadishulli Ballkanik dhe ishujt grek. Banonin me se shumti ne rajonin e lumit Danub per tu transferuar ne fushat e Vardarit. Hyne ne Greqi duke shkelur neper tokat e Epirit dhe Ilirise. Arriten ne Greqi me saktesisht ne Peloponez duke shkaterruar qytetet greke Micene dhe Tirinto.

                                     

1. Kolonizimet

Disa qytete te ketij fisi si Korinti dhe Megara moren pjese ne kolonizimin e filluar ne shekullin e VIII p. e. s, i cili preku shume qytete te Mesdheut si ato ne Italine e jugut. Koloni Doriane u themeluan ne Shqiperi ne qytetin Apollonia, Azine e Vogel, ne Qipro, Afrike dhe ne Itali duke kolonizuar qytete si Ankona, Sirakuza dhe Taranto keto ishin qytetet me te pasura te Italise perpara se romaket ti pushtonin.

Sipas tradites se Greqise Antike ky emigrim tregohet nga legjenda e kthimit nga Eraklidi.

Per tre shekuj me radhe rreth vitit 1100 p. e. s, Greqia kaloi nje periudhe ngadalesimi, te cilin historianet e quajne Mesjeta e Eleneve, per faktin se traditat e sjellura nga qyteterimi i doreve u shkrine me traditat e meparshme. Doret sollen perdorimin e hekurit, djegjen e kufomave dhe ndertimin e tempujve.