ⓘ Dinastia Yuan ose Juan e ardhur nga Mongolia mbreteroi ne Kine nga 1279 deri me 1368. Pushtimi mongol i Kines ka filluar nga Xhenxhis Khan me disa bastisje ne t ..

                                     

ⓘ Dinastia Yuan

Dinastia Yuan ose Juan e ardhur nga Mongolia mbreteroi ne Kine nga 1279 deri me 1368.

Pushtimi mongol i Kines ka filluar nga Xhenxhis Khan me disa bastisje ne territoret e kontrolluara nga dinastia Jin te cilet zhvilluan pushtet mbi Kinen veriore, e cila arriti kulmin me pushtimin e Pekinit. Ne 1234 Ögedei Khan, djali i trete i Xhinxhis Khan dhe pasuesit e tije, shkaterruan perfundimisht dinastin Jin, te cilet kishin luftuar ne menyre te perseritur kunder Mongoleve. Ne 1258 Möngke pushtoi Sichuan filloi pushtimin te territorit te jugut, por vdekja e tij ne 1259 dhe lufte se mevonshme thyen planet e pushtimit, e cila u pushtua nga Khan Khubilai deri ne Kantonit me 1276 dhe shkaterrimin perfundimtar ne 1279 i dinastis Song me vdekjen e perandorit te fundit.

Fund te dinastise Yuan ne 1368 erdhi me kapjen e Pekinit nga Perandori Hongwu, themelues i dinastise Ming. Tashme ne 1340 antimongolet benin trazira e ishin shumuar ne menyre te konsiderueshme ne te gjitha provincat kineze. Por edhe tek Mongolet mbreteronte kaosi, keshtu qe te gjithe ishte ne lufte per te dobesuar njeri-tjetrin. Dinastia Yuan nuk kishte forcat per te vazhduar luften dhe keshtu ajo ra ne vitin 1368. Froni i kaloi Dinastise Ming e cila u quajt uzurpatore e fronit te dragoit por ajo mbreteroi me 13 perandore duke ndertuar qytetin e fundit ne Pekin.

                                     

1. Historia

Ne vitin 1206 Tiemuzhen themeloi shtetin e Mongolise; ne vitin 1271 Kublai caktoi emrin e shtetit si" dinastia Yuan”; ne vitin 1279 dinastia Yuan zhduku dinastine Song dhe caktoi qytetin Dadu sot Pekin si kryeqytet.

Kombesia mongole ishte formuar nga bashkimi i fiseve te ndryshme qe kishin jetuar ne veri te Shkretetires se Madhe. Tiemuzhen ishte personi qe mposhti fiset ne veri te Shkretetires se Madhe, duke realizuar bashkimin e tyre ne kombesine unike mongole dhe duke themeluar shtetin e Mongolise, dhe u be" Çengis Khan”, qe do te thote" mbreti Çengis” ne gjuhen shqipe shkruhet si Çengiskan. Forcat e armatosura mongole invaduan ne Azine Qendrore, Evropen Lindore dhe Persi. Pa kaluar shume vjet, shteti i Khanit te Madh, qe pershkonte Azine dhe Evropen, u perça ne disa shtete te pavarura, te cilat e njihnin Khanin e Madh mongol si sundimtarin e vet, por sa per emer.

Per shkak te lufterave shumevjeçare, krahinat veriore te dinastise Yuan ishin shkaterruar rende, prandaj Kublai, qe kishte qene Khan dhe me vone u shpall si" perandori Yuan-Shizu”, iniciatoi hapjen e tokave te reja dhe sistemimin e lumit te Verdhe.

Gjate koheve te dinastive Tang, Song dhe Yuan, Kina kishte qene vendi me i zhvilluar ne bote dhe ekonomia e kultura e saj kishte pasur ndikim te madh ne vendet fqinje. Ne ato periudha, shkembimet e titullareve diplomatike, tregtareve dhe dijetareve midis vendeve te ndryshme kishin qene shume te dendura dhe Kina kishte pasur shume lidhje me vende te tjera. Gjate viteve te dinastise Yuan, vajtja dhe ardhja te derguarve diplomatike dhe tregtareve midis Lindjes dhe Perendimit kishin qene me te shumta se ne çdo kohe tjeter. Dinastia Yuan pati shume lidhje diplomatike dhe tregtare me Japonine. Shume anije kineze lundronin ne detet midis Kines dhe Indise. Gjate periudhes se dinastise Yuan, shpikjet e rendesishme kineze, si teknika e shtypshkrimit, baruti dhe busulla, gjithashtu u perhapen ne Evrope nepermjet Arabise. Dijet e vendeve arabe, si astronomia, mjekesia dhe aritmetika, u perhapen radhazi ne Kine, edhe islamizmi u perhap gjeresisht ne Kine. Transporti midis Kines dhe gadishullit arab behej ne det dhe nepermjet rrugeve ne provincen Yunan. Porcelani kinez, qe transportohej ne Afriken Lindore, shitej bile ne Marok. Ne vitin 1275, italiani Marko Polo, qe ishte biri i nje tregtari venedikas, erdhi ne Kine duke ndjekur babane e tij, jetoi 17 vjet ne Kine dhe, pasi u kthye ne Rome, shkroi vepren e tij Shenime te udhetimit, qe sherbeu per shume shekuj me radhe si materiale shume te rendesishme, nepermjet te cilave popujt e Perendimit njihnin Kinen dhe Azine.

Gjate kohes se dinastise Yuan, ne fushen kulturore u arriten suksese relativisht te medha ne krijimtarine e veprave letrare Yuan-qy, qe ka qene nje gjini e posaçme letrare poetike e asaj kohe. Autoret perfaqesues ne kete fushe kane qene Guan Han Çin, Ma Zhi Yuan, Bai Pu dhe Zheng Guang Zu, qe gezonin fame si" kater poete te medhenj ” ne fushen e veprave Yuanqy. Veprat perfaqesuese ne kete fushe kane qene vepra teatrare e Guang Han Qinit Denimi me vdekje i zonjes se pafajshme Dou E, vepra teatrale e Vang Shi Fuse Shenime per dhomen anesore perendimore te tjera.

Regjimi i dinastise Yuan ushtroi nje shfrytezim dhe shtypje te rende kundrejt banoreve te kombesise Han, gje qe shkaktoi rezistencen e tyre te madhe. Ne vitin 1333, ne mbare vendin shperthyen rebelime te fshatareve qe kishin fene dhe shoqatat ilegale si nyjen e tyre lidhese. Punetoret e rekretuar nga fshataresia, qe punonin per sistemimin e lumit te Verdhe, filluan kryengritje ne perpjesetime te medha, duke mbajtur secili nje shall te kuq ne qafe. Ne vitin 1341, trupat ushtarake te kryengritesve" me shall te kuq”, te komanduar nga udheheqesi i tyre Zhu Yuan Zhang, sulmuan kryeqytetin Dadu sot Pekin, permbysen dinastine Yuan dhe shpallen formimin e dinastise Ming ne vitin 1368 ne qytetin Nankin.