ⓘ Dinastia Zhou eshte dinastia e 3-te ne historine kineze, pas dinastive Sia dhe Shang, ishte dinastia Zhou, qe u themelua ne vitin 1027 para eres se re dhe u zhd ..

                                     

ⓘ Dinastia Zhou

Dinastia Zhou eshte dinastia e 3-te ne historine kineze, pas dinastive Sia dhe Shang, ishte dinastia Zhou, qe u themelua ne vitin 1027 para eres se re dhe u zhduk ne vitin 256 para eres se re, pra, zgjati mbi 770 vjet. Periudha e pare e dinastise Zhou u quajt si dinastia Zhou Perendimor, kurse periudha e saj e dyte u quajt si dinastia Zhou Lindore. Viti i ndarjes midis dy periudhave ishte viti kur u leviz kryeqyteti nga perendimi ne lindje. Dinastia Zhou Lindor pati dy periudha: Periudha e Pranveres dhe Vjeshtes dhe Periudha e Shteteve Nderluftuese.

Dinastia Zhou Perendimor 1027-771 para eres se re, zgjati 257 vjet. Mbreti Wu, themeluesi i dinastise Zhou, kishte qene mbreti i shtetit Zhou. Ai levizi kryeqytetin e shtetit te vtij ne qytetin Hao dhe, duke komanduar forcat aleate, e permbysi dinastine Shang dhe krijoi dinastine Zhou. Pas vdekjes se tij, biri i tij, mbreti Çeng trashegoi fronin dhe vellai i tij, Zhou Gong Dan punoi si regjent. Pasi stabilizoi situaten e brendshme, Zhou Gong Dan luftoi drejt lindjes dhe mposhti rebelet. Nen drejtimin e tij, dinastia Zhou mori nje sere masash te rendesishme per konsolidimin e fitores. Periudha e shume vjeteve te pastajme u quajt si periudha e" qeverisjes se suksesshme nga mbreterit Çeng dhe Kang”.

Kodet shteterore te dinastise Zhou paten veçori te theksuara. Kodet me te rendesishme ishin kodi i tokave, kodi i sistemit patriarkal, kodi i zonave periferike mbreterore, kodi i riteve dhe i muzikes.

Periudha nga viti 770 para eres se re deri ne vitin 476 para eres se re u quajt nga brezat e pastajme si Periudha e Pranveres dhe Vjeshtes. Krahas zhvillimit te ekonomise dhe rritjes se popullsise, filluan luftera te ashpra midis shteteve te medha per hegjemoni, si pasoje, ndodhen ndryshime te medha ne shoqerine e atehershme. Ne prodhimin bujqesor, u krijuan vegla bujqesore prej hekuri, filluan perdorimi i kaut ne ara dhe ndertimi i veprave bonifikuese, prandaj u rrit prodhimtaria bujqesore. Periudha e Pranveres dhe Vjeshtes ishte periudhe kalimtare e çintegrimit gradual te sistemit tradicional politik dhe shoqeror te meparshem.

Konfuci, mendimtari i pare dhe arsimtar i madh ne historine kineze, lindi pikerisht ne vitet e fundit te periudhes se Pranveres dhe Vjeshtes. Ne baze te bilancit te arritjeve kulturore dhe ideologjike te koheve te kaluara dhe duke u nisur nga situata shoqerore plot me tronditje ne vitet e fundit te periudhes se Pranveres dhe Vjeshtes, Konfuci parashtroi nje kompleks doktrinash lidhur me problemet etike dhe politiko-shoqerore dhe me tej krijoi shkollen e lashte konfuciste.

Periudha e Shteteve Nderluftuese ka qene nje epoke tjeter e synimeve te principatave per ndarje rajonale dhe per hegjemoni, pas periudhes se Pranveres dhe Vjeshtes. Historiani dhe letrari i madh kinez i kohes se lashte Sima Qian e percaktoi vitin 475 para eres se re viti kur mbreti Yuan i dinastise Zhou hipi ne fronin mbreteror si viti i fillimit te periudhes se Shteteve Nderluftuese. Por, disa historiane te sotem jane te mendimit se do te ishte me mire qe viti 403 para eres se re, vit kur tri shtetet e formuara brenda shtetit Jin, shtetet Zhao, Han dhe Wei u perfshine nder principatat e dinastise Zhou, te konsiderohet si viti i fillimit te periudhes se Shteteve Nderluftuese. Periudha e Shteteve Nderluftuese zgjati deri ne vitin 221 para eres se re, kur shteti Çin aneksoi 6 fuqite dhe bashkoi gjithe vendin kinez.

Gjate periudhes se Shteteve Nderluftuese, ndodhen ndryshime te medha ne tokat kineze. Shumica dermuese e principatave te dinastise Zhou u zhduken dhe mbeten vetem disa prej tyre, te cilat kishin aneksuar principatat e tjera. Nder to, shtetet Çin, Çu, Yan, Han, Zhao, Vei dhe Çi ishin shtete kryesore. Ato bene njeri pas tjetrit transformime per fuqizimin e tyre. Reforma qe beri Shang Yang ne shtetin Çin ishte me rrenjesore dhe me influence.

Ne periudhen e Shteteve Nderluftuese, lufterat vite me radhe nuk penguan aspak zhvillimin e kultures se lashte kineze dhe ne shoqerine e atehershme lindi nje shtrese intelektualesh qe kishin pervetesuar njohuri kulturore dhe akademike dhe qe, me veprimtarine e tyre ne shoqeri, shpejtuan me tej lulezimin kulturor dhe akademik. Gjate asaj periudhe, ideologjia dhe kultura kineze ne kohen e lashte arriten majen me te larte. Brezat e pastajme i vleresuan lart doktrinat e disa shkollave akademike, si ato te konfucizmit te perfaqesuar nga Konfuci dhe Mengci, te taoizmit te perfaqesuar nga Laoci, Zhuangci dhe Lieci, te legalizimit te perfaqesuar nga Han Fei, te mocizmit te perfaqesuar nga Moci te tjere. Me lindjen e ketyre shkollave akademike, ne qarqet ideore te asaj periudhe u duk nje tablo e" lulezimit te njeqind luleve dhe konkurrimit midis njeqind shkollave”. Ato doktrina jo vetem luajten rol per nxitjen e zhvillimit politik dhe ekonomik ne ate kohe, por lane influencen e tyre edhe ne ditet e sotme, duke shenuar nje faqe te pashlyeshme ne historine e ideologjise kineze.

Ne vitin 230 para eres se re, Ying Zheng, mbret i shtetit Çin filloi luften per bashkimin e vendit. Brenda 9 vjeteve ai zhduku njeri pas tjetrit 6 fuqite e tjera dhe kreu bashkimin ne vitin 221 para eres se re, duke i dhene fund gjendjes se ndarjes se vendit, qe zgjati per 600 vjet.