ⓘ Dinastia Han e themeluar nga Liu Bang, perandori Han-Gaozu, u quajt ne historiografi si Dinastia Han Perendimor, sepse ajo e kishte si kryeqytetin e saj qytetin ..

                                     

ⓘ Dinastia Han

Dinastia Han e themeluar nga Liu Bang, perandori Han-Gaozu, u quajt ne historiografi si Dinastia Han Perendimor, sepse ajo e kishte si kryeqytetin e saj qytetin Çang-an, sot Si-an, qe ndodhet ne zonen perendimore te Kines.

Gjate 7 vjeteve te tij ne fronin perandorak, Liu Bang, perandori Han-Gaozu, forcoi sundimin e centralizuar qendror dhe konsolidoi sundimin e vet, duke perpunuar nje sere kursesh politike per" riperteritjen dhe shtimin e popullsise”. Pasi perandori Han-Gaozu vdiqi ne vitin 159 para eres se re, perandori Han-Huidi trashegoi fronin, por pushteti ne fakt ra ne duart e perandoreshes Lyu Zhi, e veja te ndjerit perandorit Han-Gaozu. Perandoresha Lyu Zhi, e cila qendroi ne pushtet per 16 vjet, u be nje nga pak sundimtaret gra ne historine kineze. Ne vitin 183, perandori Han-Wendi trashegoi fronin. Ai dhe biri i tij, qe u be me vone perandori Han-Jingdi 156-143 para eres se re vazhduan zbatimin e kurseve politike per" riperteritjen dhe shtimin e popullsise” dhe i pakesuan taksat, si rezultat, ekonomia e perandorise Han u zhvillua me vrull. Historianet e quajne ate faze si" qeverisja paqesore e perandoreve Wendi dhe Jingdi”.

Ne saje te" qeverisjes paqesore te perandoreve Wendi dhe Jingdi”, potenciali i perandorise Han u rrit gradualisht. Ne vitin 141 para eres se re, perandori Han-Wudi transhegoi fronin perandorak. Gjate viteve kur ishte ne fuqi, ai dergoi Wei Qing dhe Huo Qu Bing per te mposhtur hunet, si rezultat, u zgjeruan sferat e sundimit te dinastise Han Perendimor dhe u sigurua zhvillimi ekonomik dhe kulturor ne krahinat veriore te perandorise Han. Me vone, perandori Han-Zhaodi vazhdoi perpjekjet per zhvillimin e ekonomise, duke e çuar ne kulm periudhen e lulezimit te dinastise Han Perendimor.

Gjate 38 vjeteve, kur perandoret Han-Zhaodi dhe Han-Xandi ishin ne fron, si rezultat i zbatimit te kurseve politike per" riperteritjen dhe shtimin e popullsise”, u rrit me tej potenciali shteteror i perandorise Han Perendimor, por ne te njejten kohe u rriten edhe forcat lokale, te cilat penguan seriozisht sundimin e perandorise Han. Ne vitin 8 te eres se re, Wang Mang uzurpoi fronin perandorak dhe nderroi emrin e vendit me" Xin”, qe do te thoshte" perandoria e re”, si rrjedhim, mori fund sundimi i dinastise Han Perendimor ne Kine.

Perandoria Han Perendimor ka qene nje nga perandorite relativisht te fuqishme dhe te zhvilluara ne historine kineze. Sundimtaret e brezave te ndryshem te dinastise Han Perendimor zbatuan gjithnje politiken per" riperteritjen dhe shtimin e popullsise”, populli jetonte me bollek te ushqimeve dhe veshmbathjes dhe punonte me kenaqesi, prandaj dinastia Han Perendimor ruajti gjithnje stabilitetin e saj politik. Meqenese perandori Han-Wudi pranoi propozimin e ministrit Dong Zhong Shu per" anulimin e njeqind shkollave dhe respektimin e doktrinave konfuciste si te vetmet”, feja konfuciste dhe shkolla konfuciste u bene platforma e pergjithshme e veprimeve per qeverisjen e vendit, qe u respektua nga kinezet brez pas brezi qysh nga koha e dinastise Han.

Ne saje te stabilitetit politik dhe ekonomik, u zhvilluan mjaft mire artizanati, tregtia, artet humanitare dhe shkencat natyrore. Ne kohen e dinastise Han Perendimor, krahas zhvillimit te shkences dhe teknikes, u rrit shume rendimenti i prodhimtarise se artizanatit me metalurgjine dhe tekstilet si dege kryesore dhe zhvillimi i artizanatit shtyti perpara lulezimin e tregtise. Nepermjet" rruges se mendafshit”, perandoria Han Perendimor filloi shkembimet me vendet e Azise Perendimore ne fushat diplomatike, tregtare te tjera.

Vitet 25 - 220 te eres se re perbene periudhen e dinastise Han Lindor, te themeluar nga Liu Xiu, qe u quajt si perandori Han-Guang-wu.

Ne vitin 25 te eres sone, me ndihmen e trupave kryengritese Lulin, qe do te thote" Trupat e Kaçakeve”, Liu Xiu shpartalloi forcat e uzurpuesit te pushtetit Wang Mang, mori fronin perandorak dhe u shpall si perandori Han-Guang-wu, duke e ruajtur emrin e dinastise Han, por e percaktoi qytetin Luojang si kryeqytet. Meqenese Luoyang ndodhet ne lindje te Çang-anit, historianet e quajten regjimin e rimekembur nga Liu Xiu, si dinastia Han Lindor. Ne vitin 26 te eres sone, perandori Han-Guang-wu dha urdhrin qe te transformoheshin ne menyre te gjithanshme kurset e vjetra poliitike te zbatuara nga Wang Mang, te rregullohej sistemi i funksionareve qeveritare, te vendoseshin 6 poste te ministrave qe te pergjigjeshin per çeshtjet shteterore, duke dobesuar me tej kompetencat e 3 dukave Tajvei, Situ dhe Sikong; te anuloheshin" sherbetoret e zyrtareve”; te anketohej gjendja e tokave te punueshme ne menyre qe te stabilizohej gradualisht jetesa e popullit. Me perpjekjet qe bene perandoret e tre brezave, perandoret Han-Guang-wu, Han-Mingdi dhe Han-Zhangdi per qeverisjen si duhej te vendit, ne mes te shekullit te pare te eres sone, dinastia Han Lindor riperteriti pamjen e lulezimit qe kishte qene ne kohen e dinastise Han Perendimor dhe ajo periudhe u quajt nga brezat e pastajme si periudha e" Rilindjes nga perandori Han-Guang-wu”.

Ne gjysmen e pare te periudhes se dinastise Han Lindor, ne saje te forcimit te metejshem te pushtetit dhe te shkrirjes se forcave lokale, i gjithe vendi shkoi drejt stabilizimit; ne fushat ekonomike, kulturore, tekniko-shkencore dhe fusha te tjera, dinastia Han Lindor ia kaloi nivelit te dinastise Han Perendimor. Ne vitin 105, Cai Lun transformoi tekniken e prodhimit te letres dhe, si rezultat, menyra te shkruarit ne Kine u shkeput nga epoka te shkruarit ne pllaka bambuje. Teknika e prodhimit te letres u ruajt deri me sot si nje nga 4 shpikjet e medha kineze. Ne fushen e shkencave natyrore, qarqet akademike te dinastise Han Lindor, me Zhang Heng si perfaqesues, arriten suksese shume te medha. Zhang Heng shpiku disa aparate shkencore, si aparati astronomik" sfera e armillaritetit”," aparati sizmik” te tjera. Krahas ketyre, Hua Tuo, mjek i famshem kinez i viteve te fundit te dinastise Han Lindor, u be kirurgu i pare i shenuar ne materiale historiografike si kirurg qe operoi te semuret duke shfrytezuar tekniken e anestezise.