ⓘ Dinastia Sui ekzistoi vetem 37 vjet dhe u be nje dinasti jeteshkurter. Megjithate, Yang Jian, qe e themeloi dinastine Sui dhe qe u shpall si perandori Sui-Wendi ..

                                     

ⓘ Dinastia Sui

Dinastia Sui ekzistoi vetem 37 vjet dhe u be nje dinasti jeteshkurter. Megjithate, Yang Jian, qe e themeloi dinastine Sui dhe qe u shpall si perandori Sui-Wendi, dha kontribut te madh per vendin. Ai anuloi sistemin e meparshem politiko-administrativ me 6 qeveritare dhe krijoi qeverine qendrore me tre departamente dhe organin suprem te pushtetit me 6 seksione. Ai hartoi edhe kode te reja ligjore, nder te cilat kodi penal nuk ishte me aq barbar si ne periudhen e Dinastive Jugore dhe Dinastive Veriore. Krahas ketyre, perandori Wendi i dinastise Sui krijoi edhe sistemin e provimeve perandorake, duke perteritur metoden e zgjedhjes se qeveritareve. Por biri i tij, perandori Sui-Yangdi, nuk u la brezave te pastajme pershtypje te mira, perveçse ai iniciatoi hapjen e Kanalit te Madh te Transportit. Ne kete drejtim, ai pati merita, por nga ana tjeter, duke iniciatuar kete veper te madhe, ai e kishte per qellim argetimi.

Barbaria e perandorit Yangdi te dinastise Sui ka qene famekeqe ne historine kineze. Rekrutimi jashte mases i punetoreve nga fshataresia dhe grumbullimi me force i pasurise ngjallen revolten e fshatareve dhe, si pasoje, ai vete e pesoi keqas, duke u denuar me varje ne Jangdu. Krahas denimit te tij me vdekje, u deklarua e rene edhe dinastia Sui.