ⓘ Dinastia Ming Ne vitin 1368, Zhu Yuan Zhang u shpall ne Nankin si perandor, duke themeluar dinastine Ming. Gjate 31 vjeteve te tij ne fronin perandorak, Zhu Yua ..

                                     

ⓘ Dinastia Ming

Dinastia Ming Ne vitin 1368, Zhu Yuan Zhang u shpall ne Nankin si perandor, duke themeluar dinastine Ming. Gjate 31 vjeteve te tij ne fronin perandorak, Zhu Yuan Zhang, qe u quajt perandori Taizu i dinastise Ming, beri te gjitha perpjekjet per forcimin e pushtetit te centralizuar qendror te autocracise feudale. Ai nuk la pa perdorur metodat e vrasjes se personave me merita, te zhdukjes se elementeve te huaj, te ngritjes se kompetencave te perandorit dhe te shtypjes kundrejt forcave kundershtare. Pasi vdiqi Zhu Yuan Zhang, nipi i tij i madh Zhu Yun Wen trashegoi fronin perandorak dhe u quajt perandori Janwen, por pas 4 vjeteve ai u permbys me forca te armatosura nga xhaxhai i tij Zhu Di, i cili u shpall si perandori Ming-Çengzu dhe ne vitin 1421 levizi kryeqytetin perseri ne Pekin.

Dinastia Ming kishte forcuar pushtetin e centralizuar qendror, por, per shkak te mediokritetit, ose per shkak te miturise, disa perandore mund nuk pyesnin per çeshtjet shteterore dhe si pasoje, gjate viteve te disa perandoreve, pushteti kishte rene ne duart e eunukeve. Sektet e eunukeve grumbullonin si te terbuar pasuri nepermjet pervetesimit dhe shantazhit dhe persekutonin ministrat e ndershem, prandaj politika e dinastise Ming korruptohej gjithnje me teper dhe kontradiktat shoqerore acaroheshin dita dites. Ne periudhen e mesme te dinastise Ming, ndodhen shume here kryengritje te fshatareve, por u shtypen.

Dinastia Ming pati nje politikan te njohur me emrin Zhang Ju Zhong, i cili zbatoi reformen me iniciativen e vet. Ai rregulloi radhet e funksionareve, mori masa per zhvillimin e bujqesise dhe per sistemimin e lumenjve dhe bashkoi taksat e ndryshme ne nje te tere, gje e cila lehtesoi ne nje shkalle te caktuar barret e popullit.

Ne kontrast me gjendjen e dinastise se meparshme, bujqesia u zhvillua gjate dinastise Ming. U zhvillua relativisht shpejt ekonomia e tekstileve, porcelanit, gizes, bakrit, letres, ndertimit te anijeve te tjera. U zgjeruan edhe shkembimet ekonomiko-kulturore me vende te tjera. Ne ato vite, eksperti kinez i navigacionit Zheng He 7 here kreu me sukses lundrim oqeanik drejt perendimit, duke arritur ne me se 30 vende dhe rajone te Azise dhe te Afrikes. Mirepo, ne periudhen e mesme te dinastise Ming, Kina pesoi invazione dhe trazira nga Japonia, Spanja, Portugalia, Holanda e vende te tjera.

Ne kohen e dinastise Ming, ne Kine u zhvillua ekonomia e mallrave dhe u duken filiza te kapitalizmit. Ne vitet e para te dinastise Ming, shume toka te punueshme ishin lene pa pronar, prandaj perandori Taizu grumbulloi fshataret qe kishin braktisur vatrat dhe u dha atyre toka te punueshme, duke pakesuar ose hequr taksat, si rezultat, u rrit numri i fshatareve me toka private dhe u perhapen ne Kine bime te reja bujqesore, si duhani, patatet, misri, kikiriku te tjera. Artizanati kinez, si porcelani, tekstilet te tjera, arriti nivel relativisht te larte. Veçanerisht ne fushen e tekstileve, kishin dale pronare qe zoteronin dhjetera makina endese; kishin dale edhe" punetore me teknike”, qe ishin te kualifikuar me tekniken perkatese dhe qe pajtoheshin nga pronaret. Kjo gje tregonte per daljen ne Kine te filizave delikate te kapitalizmit. Ne ate kohe, llojet e mallrave ishin te shumta dhe shkembimet e tyre ishin te dendura. Ishin formuar edhe shume qendra te medha dhe te vogla te tregtise ne krahinat me materiale te pasura dhe me kushte te mira te transportit. Kishin dale qytete me ekonomi te lulezuar, siç ishin Pekini, Nankini, Suzhou, Hangzhou, Guangzhou te tjera.

Ne provimet perandorake gjate kohes se dinastise Ming, kerkoheshin medoemos artikuj te ndare ne 8 pjese, qe quheshin" ba gu wen”. Ne fushen letrare, ku vihej re nje tablo e lulezuar, u krijuan romanetBuze Ujerave,Tre Perandorite,Udhetim neper perendim,Lulja kumbull ne vazo te artee te tjera. U krijuan nje numer veprash klasike, si vepra gjeografike Shenime te udhetimit te Xu Xia Kese, vepra farmaceutike e Li Shi Zhenit Klasifikimi i Barnave Medicinale, vepra agroteknike e Xu Guang Çise Enciklopedia mbi Sherbimet Bujqesore, vepra teknologjike e Song Ying Singut Ekzistenca e Materies, vepra shumevellimeshe Kodi i Madh Yongle te tjera.

Ne vitet e vonshme te dinastise Ming, u krijua nje gjendje e rende e perqendrimit te tokave ne duart e nje pakice njerezish. Oborri perandorak dhe familjet e mbreterve te shteteve vasale zoteronin plantacione ne te gjitha krahinat e vendit, qeveria shtonte çdo dite me shume taksat dhe tatimet, si rrjedhim, kontradiktat shoqerore acaroheshin dita dites. Nje pjese e zyrtareve dhe funksionareve shpresonin qe te zbuteshin kontradiktat shoqerore dhe kerkonin qe te kufizoheshin privilegjet e eunukeve dhe aristokrateve. Ata organizonin leksione dhe diskutime lidhur me situaten politike, por atyre ua vune etiketen" Partia Donglin” dhe u goditen nga eunuket dhe aristokratet, gje qe shtoi me tej mosstabilizimin e shoqerise.

Ishin acaruar edhe kontradiktat ne fshat. Ne vitin 1627, ndodhi nje fakteqesi natyrore ne provincen Shensi, por megjithate, funksionaret zyrtare ende kerkonin me pahir tatimet dhe kjo shkaktoi rebelimin e fshatareve. Mijera dhe dhjetera mijera fshatare te uritur u organizuan ne forca te armatosura kryengritese. Ne vitin 1644, forcat e armatosura te kryengritesve fshatare sulmuan dhe moren kryeqytetin Pekin, si rrjedhim, perandori Çong Zhen vrau veten, duke u varur ne nje dru ne parkun Jingshan te Pekinit.